Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se pas shpëtimit të Alvinit nga kampi operacioni do të vijojë dhe për fëmijë të tjerë shqiptarë që ndodhen atje.
Në një lidhje direkte me Top Channel, Lleshaj tha se është një numër i madh aktorësh që bashkëpunojnë duke thënë se ka shpresa për lirimin edhe të të tjerëve.
“Sigurisht që po të mos kishim shpresë nuk do të ndaleshim në këtë punë. Jemi një numër i madh aktorësh që bashkëpunojmë nuk mund të them gjëra të sakta thjesht na mbetet të vazhdojmë punën për të koordinuar të gjitha elementet e këtij opercioni”, tha Lleshaj.
Alvin tashmë është në Damask, ku më pas do të shkojë në Itali ku po e pret i ati.