Ralf Gjoni është një nga kandidatët e LSI-së në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës, që ka shprehur dëshirën të bëhet pjesë e parlamentit, pas djegies së mandateve nga deputet e opozitës.
Të njëjtin qëndrim si Gjoni ka mbajtur dhe kandidati tjetër i LSI Ylli Shehu.
Por në lidhje me qëndrimin e dy kandidatëve ka reaguar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila ka thënë se kush do që të shkojë e ka rrugën e lirë por duhet të kontrollojë mirë paratë që do të marrë sepse mund të jenë vjedhur nga ndonjë bankë.
‘Kush do të shkojë le të shkojë. Ata janë të pakonsiderueshëm për ne. Merkatos së blerjes së deputetëve i është rritur shumë piaca. Kush do të marrë lekët, t’i kontrollojë mirë sepse mund të jenë të bankave të vjedhura’, deklaroi Monika Kryemadhi në emisionin ‘Të Paekspozuarit.
