Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Shqipëria është më shumë se thjesht Sali Berisha”, mesazhi i fortë i Escobar: Le të flasim për të ardhmen!

14:55 / December 10, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
265953303 272470764908088 1026781597958851352 n 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Mesazhi që po jap është: i shohim partnerët tanë mes njerëzve që janë të përqendruar tek integrimi europian, partneriteti në NATO, dhe kundër korrupsionit. Me këta jemi në partneritet. Dhe meqë ra fjala, nuk janë të gjithë në sferën politike, ndaj, nëse nuk i gjejmë në sferën politike, do t’i gjejmë tek shoqëria civile, në grupet e të rinjve, në sektorin privat, kemi shumë partnerë këtu dhe do t’i bëjmë gjërat të ndodhin.”, me këtë mesazh zyrtari i lartë amerikan mbyll intervistën e tij, për gazetarin Sokol Balla në News24.

Lidhur me situatën në PD, përsëri, po thoni që në skenarin që kthehet Sali Berisha, keni një përgjigje për këtë?

ZV/NS Escobar: Ne kemi një politikë për këtë. Por shiko, vërtet dua të flas më shumë për marrëdhënien dypalëshe se sa thjesht për Sali Berishën sepse Shqipëria është më shumë se thjesht Sali Berisha. Ky është një vend vërtet dinamik me shumë mundësi që po tregon udhëheqësi në çdo anë, në NATO, në marrëdhënien dypalëshe dhe tani me Këshillin e Sigurimit, dua të flas për këto, aty po shkon marrëdhënia jonë, aty do të jetë marrëdhënia jonë. Dhe aty duam partnerët tanë të qëndrueshëm të jenë, të gjejnë kush janë udhëheqësit që do ta çojnë Shqipërinë në atë drejtim. Ndaj, vërtet nuk dua të flas për të shkuarën sepse e shkuara është në të shkuarën tashmë, të flasim për të ardhmen dhe le të flasim për mundësitë e jashtëzakonshme që kemi këtu me Shqipërinë. Dhe më lejoni të them diçka tjetër: një nga arsyet pse kjo administratë ka shpenzuar shumë kohë dhe fokus në këtë pjesë të botës është sepse Ballkani Perëndimor janë një mundësi vërtet e jashtëzakonshme për rritje ekonomike, për rritje të partneritetit. Nëse shihni këtë pjesë të botës, është pjesa që rritet më shpejt në Europë. Ka njerëz që janë vërtet të përqendruar tek krijimi i një të ardhmeje më të mirë për njerëzit dhe kjo është ajo për të cilën dua të flas.

Dhe jam absolutisht dakord me ju sepse vullneti i njerëzve është pikërisht ai…

ZV/NS Escobar: …po…

Sokol Balla …por kjo ndonjëherë shkon kundër vullnetit të udhëheqësve politikë. Prandaj këmbëngul tek ky rast, jo rasti i Berishës, për të cilën bie dakord me ju se ai është e kaluara, por mesazhi që jepni me anë të tij, që edhe të tjerë udhëheqës duhet të dëgjojnë dhe të tremben?

ZV/NS Escobar: Mesazhi që po jap është: i shohim partnerët tanë mes njerëzve që janë të përqendruar tek integrimi europian, partneriteti në NATO, dhe kundër korrupsionit. Me këta jemi në partneritet. Dhe meqë ra fjala, nuk janë të gjithë në sferën politike, ndaj, nëse nuk i gjejmë në sferën politike, do t’i gjejmë tek shoqëria civile, në grupet e të rinjve, në sektorin privat, kemi shumë partnerë këtu dhe do t’i bëjmë gjërat të ndodhin.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Durrës/ Gjendet lëndë eksplozive pranë derës së dyqanit të Noizyt, policia nis hetimet

14:40 / August 8, 2026

Kaos në Kuvendin e Kosovës, Kurti kërkon më shumë kohë për marrëveshjen, deputetja e AAK-së e qëllon me vezë

12:51 / August 8, 2026

Pagesat në Shqipëri nga telefoni brenda pak sekondash, TIPS Clone nis në nëntor: Transfertat do të kryhen në kohë reale

11:32 / August 8, 2026

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 2 mijë pasagjerë mbërrijnë nga Italia

10:32 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.