Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Shqipëria i merr Kosovës Mujën dhe Dakun

15:55 / September 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kombetarja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Risi dhe të rikthyer në Kombëtaren Shqiptare për dy sfidat kualifikuese të Euro 2024 ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë. Në listën e publikuar nga trajneri Sylvinho prej 25 futbollistësh ata që bien në sy janë padyshim dyshja e sulmit, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, të cilët ftohen për herë të parë në kombëtare. Pak ditë pasi u pajisen me pasaportë shqiptare, ish-dyshja e kombëtares së Kosovës të 21-vjeçarëve do kenë mundësi për të përfaqësuar tashmë ngjyrat kuqezi.

Në mesfushë ka ndërkohë dy rikthime të rëndësishme me Klaus Gjasulës dhe Odise Roshit që janë ftuar për dy sfidat e Shtatorit, ndërkohë që edhe në mbrojtje ka një tjetër emër që vjen pas një mungese, ai i Arlind Ajetit. Do të mungojë këtë herë mesfushori Armir Abrashi, teksa sa i përket pjesës tjetër të listës nuk ka ndryshime dhe konfirmohet grupi i lojtarëve, që ishte i impenjuar edhe në ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe në Qershor.

Kombëtarja do të nisë zyrtarisht përgatitjet ditën e Hënë, me kuqezinjtë që do të grumbullohen në Tiranë dhe stërvitjet do të zhvillohen në Shtëpinë e Futbollit. Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator dhe tre ditë më pas, më 10 Shtator, do të presë Poloninë në stadiumin “Air Albania”, sfida që do të transmetohen falas në TV Klan. Kuqezinjtë pozicionohen në vendin e dytë në grup me 6 pikë, një më pak se Çekia dhe e distancuar me 3 pikë nga Polonia e vendit të katërt.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.