Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria i shtohet listës së vendeve që do të pajisen me dronë luftarakë të prodhuar nga Turqia

14:53 / June 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5f3e400fd7f26
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reputacioni ndërkombëtar i dronëve luftarak turq po zgjerohet gradualisht. Një tjetër vend i është drejtuar Turqisë për të rritur sigurinë e tij kombëtare. Shqipëria ka hyrë në listën e vendeve që preferojnë dronët luftarakë prodhim turk.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi një buxhet shtesë prej 8 milionë e 200 mijë eurosh për furnizimin e vendit me mjete ajrore luftarake pa pilot të prodhuara nga Turqia.

Zhvillimi në fjalë erdhi pas vizitës në Turqi të ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Bledar (Bledi) Çuçi dhe zyrtarëve ushtarakë.

Bledi Çuçi i dha sinjalet e blerjes pas vizitës së tij në fabrikën e prodhimit të kompanisë “Baykar” në Stamboll.

“Ne po vlerësojmë mundësinë e përdorimit të sistemeve turke të mjeteve ajrore luftarake pa pilot për qëllime civile dhe ushtarake në Shqipëri”, tha ai pas vizitës në fabrikën e prodhuesit të dronëve “Bayraktar TB2”.

Kurse javën e kaluar, në ceremoninë e inaugurimit të ambienteve të reja të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Shkodër, ministri Çuçi u shpreh me këto fjalë: “Po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit. Ky 4-vjeçar do të shënojë hapin më të madh në lidhje me teknologjinë, që nga ngritja e aftësive në luftën kundër krimit kibernetik e deri tek kontrolli i plotë i territorit me dronë superinteligjentë.”

Buxheti shtesë i sapomiratuar nga Kuvendi i Shqipërisë përfshin gjithashtu një sërë investimesh në infrastrukturë, të cilat do të kryhen së bashku me Turqinë.

Mes këtyre investimeve vlen të përmenden ndërtimi i Unazës së Madhe dhe Teatrit Kombëtar, si dhe projekti për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve në Tiranë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat në Tiranë/ Ambasadori i OSBE-së: Dhuna është e papajtueshme me demokracinë, duhet dialog mes qytetarëve dhe institucioneve

12:52 / October 28, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ambasadorja e BE në Tiranë takim me Ballën në Kryesinë e Kuvendit 

12:05 / October 28, 2026

Dhuna në Francë, gjobë deri në 10 mijë euro/ Senati miraton projektligjin kundër vandalizmit

11:27 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.