Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria kryeson SEDM, Xhaçka: Dyer të hapura për një rajon më të sigurtë

09:23 / September 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhacka SEDM 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria tashmë ka marrë kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM), dhe u mbajt në Tiranë mbledhja e parë e Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak, ku mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Në fjalën e saj para përfaqësuesve të lartë të këtij ministeriali, ministrja Xhaçka theksoi rëndësinë e zgjerimit të nismave rajonale më anëtarë të rinj.

Lexo edhe- Shqipëria merr kryesimin e SEDM, Xhaçka: Të angazhuar për sigurinë

“Politika e dyerve të hapura do t’i japë një frymëmarrje të re nismave rajonale. Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor janë tregues i mirë se si ky bashkëpunim, me përfshirjen e NATO dhe Bashkimit Europian mund të ndikojë në stabilitet dhe ndërtimin e shoqërive moderne e paqësore. Është koha e duhur, që të njëjtën mundësi ta shtrijmë edhe në vende të tjera aspiruese në rajon, për të forcuar kështu sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes nënvizoi rolin e Shqipërisë në integrimin euro-atlantik të vendeve të rajonit, si faktor kyç, në zgjerimin e hartës së anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një zë i fortë për sigurinë dhe stabilitetin në këto vende.

Krahas SEDM, gjatë vitit 2019, Shqipëria përmes Ministrisë së Mbrojtjes ka marrë drejtimin e disa nismave të rëndësishme për rajonin, mes të cilave dhe Ministerialin e Kartës SHBA – Adriatik apo siç njihet ndryshe A5.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Rusia bombardon në kufi me Poloninë/ Kërcënim ndaj NATO, ngrihen avionët luftarakë

10:54 / November 20, 2026

Trump shkarkon drejtorin e sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë, pas defekteve teknologjike në SHBA

10:22 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.