TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Çfarë shkruajnë mediat italiane pas ndeshjes së “Air Albania”?

00:01 / May 26, 2022

Humbja zemëron holandezët, tifozët bëjnë “namin” në Roterdam, shkatërrojnë dyqane e godina

23:54 / May 25, 2022

Si u përjetua triumfi i italianëve përballë Feyenoordit, në stadiumin Olimpico?

23:45 / May 25, 2022

Roma kurorëzon suksesin në finalen e Tiranës, momenti kur kapiteni Pelegrini ngre trofeun e Ligës së Konferencës

23:40 / May 25, 2022

Arrestohet ish-banori i Big Brother, akuzohet për përdhunimin e …

23:36 / May 25, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Ekonomi

Shqipëria, ndër 10 vendet më të refuzuara në botë për azil në BE, e para në raport me popullsinë

09:08 / May 5, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në vitin 2021, rreth 2 mijë shtetas shqiptarë kanë marrë vendim final negativ nga një shtet i Bashkimit Europian për kërkesat që kishin bërë për marrjen e azilit, sipas statistikave të publikuara nga INSTAT.

Si një vend që synon të integrohet në Europë dhe që nuk ka konflikte civile, apo luftë, azilantët shqiptarë në pjesën më të madhe refuzohen të marrin statusin.

Shqipëria u rendit e shtata në botë për vendimet finale negative për vitin 2021, pas Rusisë (5,385), Turqisë (3,835), Nigerisë (2,635), Somalisë (2,365), Irakut (2,290) dhe Ukrainës (2,230).

Në raport me popullsinë, vendi ynë ka refuzimin më të lartë në botë me 71 refuzime për 100 mijë banorë, shumë më e lartë sesa shteti i dytë pas nesh, që është Somalia, me 15 refuzime për 100 mijë banorë.

Shteti që ka dhënë më shumë refuzime për shtetasin shqiptarë është Greqia (1,020), e ndjekur nga Gjermania (480), Belgjika (200) dhe Suedia (245).

Në vitin 2021, sipas Eurostat u dhanë 255 vendime pozitive për shtetasit shqiptarë, gati gjysma e të cilave nga Italia.

Kërkesat për azil, Shqipëria rekord në Europë

Refuzimet e larta lidhen edhe me fluksin e madh të aplikimeve për azil nga shqiptarët në shtetet e BE-së. Të dhënat e tjera të Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian (EUAA) bëjnë të ditur se në vitin 2021, nga Shqipëria aplikuan gjithsej për azil 11.2 mijë persona, 77% e të cilëve e kishin aplikim për herë të parë.

Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se në raport me vitin e mëparshëm, kur lëvizjet ishin të kufizuara për shkak të pandemisë, aplikimet për azil u rritën me 19%, por gjithsesi ato mbeten më të ulëtat që nga viti 2013 (pa përfshirë vitin e pandemisë). Rekordin e kërkesave për azil vijon ta mbajë viti 2015, me gati 69 mijë aplikime.

Pavarësisht tendencës rënie, në raport me vendet e rajonit, shqiptarët duan të ikin më shumë se të gjithë shtetet e tjera të rajonit.

Maqedonia e Veriut, që është shteti i dytë në listë pas nesh për kërkesat për azil ka rreth 5 mijë aplikime, apo më pak se gjysma e Shqipërisë. Më pas renditet Serbia me 3,200, Bsonja- Hercegovina me 2500, Kosova me rreth 2,300 dhe Mali i Zi me më pak se 500. Edhe në raport me popullsinë Shqipëria mban rekord, me 3.9 aplikime për 1000 banorë./ Monitor

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Mourinho e la në stol, Marash Kumbulla feston me flamurin kuq e zi fitoren e Romës

23:23 / May 25, 2022

Gjendet e pajetë një 48-vjeçare në Librazhd

23:06 / May 25, 2022

Roma fiton “Conference League”

23:00 / May 25, 2022

Shqiptari rrëfen momentet e tmerrit në Texas: Isha vetëm 30 metra larg nga ngjarja

22:56 / May 25, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Mourinho e la në stol, Marash Kumbulla feston me flamurin kuq e zi fitoren e Romës

23:23 / May 25, 2022

Gjendet e pajetë një 48-vjeçare në Librazhd

23:06 / May 25, 2022

Roma fiton “Conference League”

23:00 / May 25, 2022

Shqiptari rrëfen momentet e tmerrit në Texas: Isha vetëm 30 metra larg nga ngjarja

22:56 / May 25, 2022
Te fundit

Çfarë shkruajnë mediat italiane pas ndeshjes së “Air Albania”?

00:01 / May 26, 2022

Humbja zemëron holandezët, tifozët bëjnë “namin” në Roterdam, shkatërrojnë dyqane e godina

23:54 / May 25, 2022

Si u përjetua triumfi i italianëve përballë Feyenoordit, në stadiumin Olimpico?

23:45 / May 25, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.