Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shqiptarët në Londër përdorin rrjetin social për aktivitet kriminal, dhe Facebook s’ka ç’tu bëjë

12:53 / August 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albanian london
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shqiptar i dënuar për vjedhje bankash e që administron një faqe në Facebook ku kryhej i gjithë aktiviteti kriminal i shqiptarëve në Angli. Ky është investigimi i bërë nga media angleze “Daily Telegraph”.

Më tej, në shkrim tregohet se pavarësisht se postimit janë bërë publike për dokumentet e falsifikuara dhe për patentat dhe lejet e qëndrimit në Angli, autoritet janë “dorëzuar” në nismën për të goditur këtë grup që rekruton persona të ndryshëm dhe më pas arrin t’i fusë ilegalisht në shtetin anglez.

Gjithashtu në artikullin e media angleze thuhet se gazetarët e saj kanë arritur të bisedojnë me administratorin e faqes, por ky i fundit nuk ka dhënë asnjë detaj shtesë dhe faqja e quajtur “Shqiptarët e Londrës” është mbyllur pas një ore.

albania

Kjo faqe u krijua nga Fari Lleshi, i dënuar për vjedhje banke dhe që hyri në mënyrë të paligjshme në tokën angleze dhe më pas u deportua në mars, pasi u dënua për posedim droge në Britani.

Kulmi i gjithçkaje arriti kur alarmi doli në Facebook dhe ku thuhej: “Të gjithë shqiptarët pa dokumente duhet të jenë të kujdesshëm në Stacionin Waterloo! Atje ndodhet Zyra e Brendshme që po bën kërkime.”

Faqja, që siç shkruan “Daily Telegraph” e administruar nga “Shqiptarët në Londër”, ndiqet prej 123,000 dhe gjiganti i internetit nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta bllokuar atë. Shqiptari i dënuar për vjedhje banke edhe pse u dëbua pasi u burgos për tregtinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, u pa në You Tube duke promovuar muzikën e tij Rap dhe që mbante me vete armë së bashku me grupin e tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Chay Bowes postoi fotot e protestës në Tiranë, Rama: Klloun i propagandës ruse, sot u sanksionua nga BE

21:40 / November 16, 2026

Rama takon Metsolën në Bruksel, Presidentja e PE: Mund të mbështeteni te ne për anëtarësimin në BE

21:00 / November 16, 2026

Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, ajo uniformë është nder dhe krenari

20:40 / November 16, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.