Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Jo drejtësi me regji”, LSI reagon pas arrestimit të ish-ministrit të saj, Koka

14:00 / December 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lsi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e cilëson të vonuar, hipokrit dhe pa asnjë vlerë arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i akuzuar nga kjo forcë për aferën e inceneratorëve.

Vasili deklaron se banda e aferës së inceneratorëve nuk duhej të prekej para zgjedhjeve, se ajo do të blinte vota të LSI për llogari të Rilindjes.

Sipas tij, në krye të bandës është dhe vetë Edi Rama dhe se banda e inceneratorëve e detyroi edhe Lulzim Bashën të mos pranonte asnjë anëtar nga LSI në komisionin hetimor parlamentar.

Deklarata e plotë

Shumë vonë, hipokrite dhe pa asnjë vlerë për të falenderuar SPAK-un.

Denoncimet dhe faktet atje kanë qenë prej shumë kohësh, por mosveprimi ka qenë i qëllimshëm dhe me regji.

Banda e aferës së inceneratorëve nuk duhej të prekej para zgjedhjeve sepse ajo do të blinte dhjetëra mijëra vota të LSI për llogari të Rilindjes në Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat etj.

Në krye të bandës është vetë Edi Rama dhe Kryetarët e Bashkive e Ministrat ende në detyrë.

Banda e inceneratorëve e detyroi edhe Lulzim Bashën që të mos pranonte asnjë anëtar nga LSI në Komisionin Hetimor parlamentar.

LSI do të zbardhë të plotë dhe deri në fund këtë aferë para popullit shqiptar.

Shqiptarët nuk duan drejtësi me regji, por drejtësi të vërtetë dhe në kohën e duhur!!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Ambasada Amerikane tregon si u kap dhe ekstradua Sokol Hoxha pas 30 vitesh arrati: SHBA nuk është strehë për kriminelët

18:20 / August 7, 2026

“Ngecin” në portin e Durrësit Rolex-i dhe 351 puro, tentuan t’i fusin në Shqipëri të padeklaruara

18:01 / August 7, 2026

Klos/ Zjarret rezikojnë banesat në fshatin Plan i Bardhë, shpëtohet një invalid (Foto)

16:58 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.