Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqiptari alarmon Britaninë/ E dëbuan për vrasje, por kthehet e hap biznes

17:34 / January 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Riza Vatoci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Media e njohur britanike “Daily Mail” ka shkruar për historinë e një shqiptari, i cili ishte dëbuar nga Britania për shkak të një vrasje në Shqipëri, mirëpo është kthyer sërish në Angli dhe madje ka hapur edhe një biznes privat, lavazh.

Riza Vatoci 49 vjeç është zbuluar në biznesin e tij në Bognor Regis, Sussexin Perëndimor, javën e kaluar nga kjo media. “Dialy Mail” e ka parë Vatocin duke drejtuar biznesin e tij, edhe pse është dëbuar nga shteti britanik. Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe ka deklaruar se do të veprojë në lidhje me këtë rast e se do ia “heqë” shtetësinë Vatocit.

Vatoci më 1996 dyshohet se ka vrarë një person për motive hakmarrjeje dhe për këtë është dënuar më 1998 me 15 vjet burgim në mungesë. Pasi ka qëndruar vetëm pak kohë në burg në Shqipëri, ai kishte pretenduar të jetë refugjat nga Kosova, kishte kërkuar azil dhe më në fund i ishte lejuar qëndrimi.

Më 2006 i ishte dhënë shtetësia britanike, ndërsa besohet të ketë përfituar shuma të mëdha parash nga ky fakt. Por pasi Interpoli lëshoi një urdhër-arrest, Vatoci u arrestua. Ai ndërmori një betejë të kushtueshme ligjore, duke thënë se të drejtat e tij do i shkeleshin nëse do të kthehej në Shqipëri.

Riza Vatoci i kishte shpëtuar dënimit me 15 vjet burg në Shqipëri, pasi kishte argumentuar shkëlqyer se nuk mund të vuante dënimin, në bazë të ligjit shqiptar. Vatoci, që ende mban pasaportë britanike, është kthyer në Britani të Madhe ku ka regjistruar kompani nën emrin e tij. Megjithatë, MB e Britanisë ka nisur të shohë me kujdes rastin, pasi shqiptari besohet se ka gënjyer, duke thënë se është refugjat nga Kosova.

Vatoci mësohet se jeton me bashkëshorten dhe fëmijët ndërsa drejton lavazhin “Express” në Bognor Regis. Kompaninë mësohet se e ka të regjistruar së bashku me bashkëshorten. Megjithëse në Angli ka shumë raste kur lavazhet janë të lidhur me interesa ekonomike kriminale, në rastin e Vatocit nuk ka të dhëna zyrtare për kriminalitet në biznesin e tij.

Bognor Regis Riza Vatoci Sussexin Perëndimor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjerimi i autostradës/ ARRSH njofton bllokimin e dy korsive Tiranë-Durrës, ja kur do të devijohet trafiku

13:48 / August 13, 2026

Gjendet pa shenja jete drejtori i televizionit Alsat në RMV, Lirim Hajredini

13:46 / August 13, 2026

Rama për qëndrimin e Zelenskyt ndaj Kosovës: Ukraina gabon, por e drejta e saj për liri është e padiskutueshme

13:40 / August 13, 2026

Temperaturat dhe era përkeqësojnë situatën, 12 vatra zjarri vijojnë aktive në vend

13:36 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.