Një 26-vjeçar shqiptar është dënuar nga gjykata angleze pasi është kapur në një fermë kanabisi. Jorgen Bami jetonte në kushte të mjerueshme në ‘shtëpinë e barit’ dhe sipas tij ai ishte i detyruar të qëndronte aty pasi e kishin kërcënuar se do t’i vrisnin familjen. Bami u arrestua teksa përpiqej të fshihej në pjesën e pasme të fermës së kanabisit.
Ai sot ka dalë para gjykatës ku është njohur me masën e sigurisë përmes avokatëve të tij pasi vetë Bami nuk flet anglisht.

Sipas avokatëve të tij, Bami jetonte mes bimëve të kanabisit, i mbyllur nga të gjitha anët, dera kryesore ishte prej çeliku dhe dritaret ishin të gjitha të mbyllura. Pasi u arrestua policia sekuestroi celularin dhe portofolin, shkruajnë mediat angleze.
Fotot e shpërndara nga Prokuroria tregojnë kushtet e mjerueshme në të cilat jetonte Bami, mes 250 bimëve të kanabisit me vlerë midis 147 mijë paund.

Bami është justifikuar para gjykatës se ai kishte marrë 20 mijë paund borxh dhe se duhet të shlyente borxhin ndryshe i rrezikohej jeta familjes së tij.
Ndërsa ka bërë të ditur se nuk ka dalë nga ndërtesa që nga muaji mars, ndërsa flinte në një krevat të vogël në kuzhinë, ku ishte vendosur një lavaman i ndryshkur.

Sipas avokatit Bami nuk mund të flasë anglisht dhe me ndihmën e tij ai tregoi se shërbente në ‘shtëpinë e barit’ si kopshtar. 26 vjeçari shqiptar u dënua me 2 vjet e 3 muaj burg.

