Dashuria e çiftit u lind në një shtëpi publike. I riu nga Tepelena ra kokë e këmbë në dashuri me vajzën hungareze. Maria hoqi dorë nga puna atje për të nisur një jetë të re me shqiptarin, me të cilin filluan dhe bashkëjetesën. Maria ishte nëna e një vajze 6-vjeçare, nga martesa e saj e pare, e cila jetonte me gjyshen në Hungari.
Diftir Kabasha është babai i një vajze 8-muajshe. Informaticieni nga Tepelena pasi mbaroi shkollën në vitin 2014, në qytetin e Sarandës pati punuar rreth tre muaj në ndërtimin e rrugëve. Viti 2015 do ta gjente Diftirin në Gjermani, në kërkim të azilit. Atje ai qëndron në kamp rreth 10 muaj me rrallë. Pasi njihet me një pronar gjerman, ky i fundit i bën një kontratë pune, ndërsa i mundëson dhe pagesën e qerasë së shtëpisë. Në këtë kohë Diftiri nis edhe një kurs për gjuhën gjermane. 8-muaj u deshën që i riu nga Tepelena të sistemohej dhe të pajisej me dokumente në fund të shkurtit 2017. Me t’u sistemuar, ai rikthehet në atdhe në vendin e lindjes, në Tepelenë për të qëndruar afro një muaj me pushime. Rikthehet në Gjermani dhe nis punë si ndihmës asistent në një azil, për të moshuarit. Jeta vazhdonte dhe Diftiri tashmë ishte stabilizuar.
Maria është vajza me të cilën ai ra në dashuri. Dashuria e çiftit u lind në një shtëpi publike. I riu nga Tepelena ra kokë e këmbë në dashuri me vajzën hungareze. Maria hoqi dorë nga puna atje për të nisur një jetë të re me shqiptarin, me të cilin filluan dhe bashkëjetesën. Maria ishte nëna e një vajze 6-vjeçare, nga martesa e saj e pare, e cila jetonte me gjyshen në Hungari. Jeta e saj kishte kaluar në një kalvar vuajtjesh, ndërsa kishte patur një të kaluar të hidhur, ajo kishte punuar si punonjëse seksi që e vogël. Me dashurinë që lindi mes shqiptarit dhe hungarezes, kjo e fundit u largua nga shtëpia publike për të ndërtuar një tjetër jetë me Diftirin. Maria mbetet shtatzënë dhe në jetë vjen Sofia, vajza e tyre, e cila lindi më 11 qershor të vitit 2018. Kur duket se jeta e tyre u ripërtëri, u thye përsëri si qelqi kjo dashuri e pazakontë.
Sot ata jetojnë të ndarë, pas keqkuptimeve që lindën në vazhdim mes çiftit, Diftiri është në kërkim të vajzës së tyre 8 muajshe. Edhe pse Diftiri bëri të pamundurën ta largonte nga shtëpia publike dhe i dha një familje, Maria e refuzoi, pasi sot ajo është rikthyer sërish në zanatin më të vjetër në botë, në atë të prostituimit. Madje ajo nuk pranoi as atësinë vajzës, pavarësisht këmbënguljes së tij, ajo preferoi ti vinte vajzës atësinë e mikut të saj dhe jo të babait të vërtetë Ditmirit. Ky i fundit vendosi të rrëfejë historinë e tij të pazakontë, në kërkim për të marrë kujdestarinë e vajzës, pasi ajo lihet nga nëna korridoreve të moteleve ku Maria nuk hoqi dorë nga zanati i saj.
“Kur isha në Gjermani, një natë vendosëm bashkë me një shokun tim, që të shkonim në një shtëpi publike me të ardhurat që kisha dhe aty njoha Marian. Ajo mori numrin tim të kontaktit, pasi unë do të nisja shkollën profesionale dhe aty kisha CV-të që sapo kisha përgatitur. Ishte koiçidencë se i kisha me vete letrat, më mori numrin e telefonit dhe më kontaktoi më vonë. Ajo është 32 vjeç, unë jam 24 vjeç. Më mori në telefon dhe vijuam bisedat, e hoqa nga puna dhe e mora në shtëpi. U dashurova me atë. Ajo më tregoi se familja e saj e shfrytëzonte. Bashkë jetuam diku 6-7 muaj dhe ajo kthehet në Hungari për shkak të dokumentacionit. Kur iku ishte 2-3 muajshe shtatzënë.
Kur lindi vajza nuk isha në Hungari, celebrimet nuk arritëm ti bënim. Vajza erdhi në jetë në 11 korrik të 2018. Fizikisht vajzën nuk e kam parë asnjëherë, kur lindi isha në Shqipëri. Kur ishte shtatzënë më kërkonte para dhe unë i dërgoja, nga puna e saj ajo nuk kishte siguruar asnjë gjë, pasi merrte edhe i prishte. Në datë 26 janar të këtij viti u ndamë për shkak të konflikteve se kërkonte para. Në telefonatën e fundit më tha se kishte një lidhje tjetër dhe më tha që për shkak se nuk vijuam bashkë deri në fund do më ndalonte takimin me fëmijën, vajzën. Më tha se do i vendoste atësi tjetër vajzës, më pas nuk e di si ka vijuar. Vajza është e imja, pasi kemi të njëjtin grup gjaku. Nuk besoj që asokohe më tradhtonte, pasi donte të kishte një fëmijë. Me atë nuk më shkon mendja të rikthehem më, ajo mund të ketë nisur sërish punën si punonjëse seksi” tha ai./ Shqiptarja.com