Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

SHRF Korçë “zhduk” listat, 3 anëtarë bojkot zgjedhjeve

14:20 / January 28, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shoqata rajonale e korces e1643374903292 745x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Historia nuk ndryshon me zgjedhjet në Shoqatat Rajonale të Futbollit. Edhe në atë të Korçës, ashtu sic ndodhi në Tiranë dhe në Fier, nuk kanë qenë të pranishëm të gjithë anëtarët. Mungonte përfaqësuesi nga Erseka, Pogradeci dhe nga Bilishti.

Në emër të tyre foli përfaqësuesi nga Bilishti që deklaroi se nuk u janë paraqitur listat e kandidatëve, duke kërkuar zgjedhje transparente, pasi nuk mund të votonin në terr.

Si pasojë, në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të futbollit Korçë morën pjesë 7 delegatë nga 5 shoqata, nga 8 që janë në total. Anëtarësia e Korçës propozoi Armand Dukën si kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Arben Dervishajn si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv.

Ashtu siç pritej, në përfundim të votimit delegatët e SHRF Korçë zgjodhën me unanimitet kryetarin në mandat, Ilirjan Përmeti dhe Roland Shkëlqimin për t’i përfaqësuar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

UEFA mirëpret tërheqjen e FIFA-s nga plani për të “privatizuar” Kupën e Botës: Infantino nuk është më i besueshëm, të rindërtojmë institucionin

12:58 / August 1, 2026

Pikat kufitare Shqipëri-Kosovë, mbi 1 mln lëvizje në korrik! Marrëveshja mes vendeve lehtëson fluksin

17:05 / July 31, 2026

Harta e re territoriale, Arbajn Mazniku: Do forcojmë rolin e bashkive. Reforma, në shërbim të qytetarëve

14:25 / July 31, 2026

Gazetari britanik dyshoi për “kurdisje” të ndeshjes kundër Joshuas, Kristian Prenga: Marrëzi, boksi im është i pastër

13:43 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.