Në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë shtuar dhe 50 infermierë të tjerë e gjatë takimit me ta ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se forcimi i kapaciteteve spitalore edhe me burime njerëzore është në fokus të qeverisë.
“Një pjesë e juaj, pra e armatës së re të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë edhe një pjesë e infermierëve të cilët kanë qenë në misionin e parë të dërguar në Itali dhe kanë marrë aty eksperiencën e nevojshme, eksperiencë e cila patjetër do të transmetohet tashmë në këtë spital. Janë 50 infermierë që i shtohen spitalit COVID2”, tha Manastirliu.
