Ministrja Belinda Balluku në një konferencë për mediat bëri të ditur se pas konsultimeve është shtyrë afati deri më 31 dhjetor 2019, për importin e makinave.
Kjo kërkesë tha Balluku ështëë bërë fillimisht nga qytetarët në platformën e bashkëqeverisjes dhe pas takimeve me grupet e interesit, ekspertët shqyrtuan me kujdes të gjitha pretendimet.
“Ndryshimet e miratuara sot në VKM 633 konsistojnë në shtyrjen e afatit të hyrjes në fuqi të kësaj vendimarrje, nga data 28 shkurt 2019 që ishte në VKM,, afati shkon në datën 31 dhjetor 2019. Zhdoganimi i mjeteve që kanë hyrë në Shqipëri pas hyrjes në fuqi të VKM me ndryshimin e bërë sot parashikohet që do lejohet zhdoganimi të të gjitha mjeteve deri në 31 dhjetor 2019”, tha Balluku.
Ndërkohë standardizimi sipas parametrave matës për emëtimin e gazrave me standardet e BE-së, mjetet e përdorura që do futen në Shqipëri duhet të përmbushin kushtet teknike EUro4, ndërkohë që automjetet me km 0 kushtet e Euro5 dhe Euro 6.
