Mero Baze
Erion Veliaj përsëriti sot se nuk do të firmos leje për “vilën e pestë” të Kunatit të Lulim Bashës. Sic është e qartë kjo është një deklaratë politikisht shumë e rënd, që në çdo rast do të shërbente për të kryqëzuar nga opozita një kryetar bashkie kaq të rëndësishëm. Dhe nuk është deklaratë e thënë pa mendje, por e përsëritur. Pra tregon që Veliaj është gati të marrë kosto për të.
Por për çudi, opozita që proteston ndaj Velejt dhe kur bën kënd lojërash dhe kur jep leje pallatesh dhe kur bën koncerte dhe kur zbukuron Tiranën nuk ka reaguar. Po të shikosh komentet që shoqërojnë një shkrimin timin të djeshëm e shikon se më shumë ka dhe të majte të revoltuar me deklaratën e Veliajt se sa nga selia e opozitës.
Arsyeja duket se është më e rënd se deklarata e Veliajt. Opozita është aq e kompleksuar nga ideja që kunati i Lulëzim Bashës po kërkon një leje për vilën e pestë sa është gati të hesht për deklaratën e Veliajt dhe ti jap atij mundësi ta përsëris si sfidë sa herë të ketë takim me organizatat e partisë.
Pra rëndësia që ka për opozitën vila e Kuantit të Lulëzim Bashës është më e rëndësishme se parimet e një opozite, e cila duhet të bëhet e besueshme duke mbrojtur shtetin ligjor dhe të drejtat bazike të qytetarëve.
Vetëm që vilat e Lulëzim Bashës të mos jenë objekt debati, opozita bën sikur nuk e dëgjon Erion Veliaj që e kërcënon përmes një qëndrimi i cili nëse shtrihet pastaj dhe tek qytetarët e tjerë është një problem serioz. Por me sa duket jo aq serioz, sa të shqetësoj opozitën.
Për tu dukur sikur nuk ka lidhje me vilat Basha ka bërë një deklaratë se e ka çuar çështjen në SPAK, a thua se Erion Veliaj i ka vjedhur vilat. SPAK heton për korrupsionin e zyrtarëve të lart, jo për gënjeshtrat e zyrtarëve të lartë. Për rastin në fjalë, Veliaj në rastin më të keq nuk i ka vjedhur ndonjë vilë, por i ka shtuar. Kështu që çuarja në SPAK është një mënyrë që kjo çështje të mos sqarohet dhe të mos ketë një pastrim të kësaj historie.
Është njësoj sic po ndodh me kompleksimin që kanë nga deklarata e Veliaj, të cilat në vend që ti sulmonin dhe ta kthenin në betejë të drejtën e një qytetari për të aplikuar dhe zhvilluar pronën e vet, ulin kokën dhe bëjnë sikur nuk i tremben kërcënimit.
E dimë që Lulzim Basha i ka gjithë mundësitë ta marrë atë leje në rrugë ligjore dhe nëse e pengon Veliaj, por ai është në politik për të dhënë siguri dhe shpresë tek qytetarët, jo për të dhënë siguri se nuk e pengon dot njeri për leje. Atë e dimë të gjithë. Bile dyshimet janë që jo vetëm lejet, por dhe paret për lejet ja jep pushteti.
