Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Si mund ta përballojnë shqiptarët të nxehtin? Selami Jenisheri jep këshillën epike që po bën xhiron e rrjetit

12:02 / June 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60d30447d94bd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jo të pakta kanë qenë gafat apo lapsuset e deputetëve të opozitës parlamentare që kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen e mediave dhe të qytetarëve.

Edhe sot në këto ditë të nxehta vere, ku i nxehti afrikan ka pushtuar vendin, nuk kanë munguar komentet pikante të njërit prej tyre, Selami Jenisherit.

Ai thotë se në mënyrë që qytetarët të përballojnë sa më lehtë këtë të nxehtë duhet të kenë një qeveri më të përgjegjshme, në mënyrë që të firmosë ndihmat humanitare që OKB ka vënë në dispozicionin tonë, në mënyrë që qytetarët të munden të blejnë kondicionerë.

“E vetmja mënyrë për të përballuar këtë temperaturë të lartë është të kemi një qeveri të përgjegjshme, e cila ndihmat humanitare që janë vënë në dispozicion të shqiptarëve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara prej më shumë se 140 milionë euro, t’ia japi popullit që të kenë kondicionerë dhe ta kalojnë këtë të nxehtë më kollaj”, thotë Jenisheri.

I pyetur nëse duhet të hiqen nga Parlamenti kondicionerët dhe t’u shpërndahen qytetarëve, Jenisheri tha se kjo nuk mund të ndodhë sepse ai institucion duhet ta ketë atë komoditet.

“Jo, kondicionerët në parlament janë në gjendje pune non stop dhe ai institucion duhet ta ketë atë komoditet, por ne si deputetë duhet të punojmë për ata njerëz që janë në minimumin jetik dhe ndihmat OKB na i ka vënë në dispozicion dhe ne nuk i firmosim”, deklaroi Jenisheri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.