Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si nëpër filma! Vajza rome ngatërrohet në maternitet me një femijë të bardhë

20:56 / October 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot “Historia ime” trajtoi një histori e cila në fakt mund të themi se hyn tek ato histori që kanë brenda jo vetëm dhimbje por edhe shumë dashuri. 44 vjet më parë një fëmijë i komunitetit rom, u ngatërrua në maternitet. Fëmija rom u birësua nga një familje e bardhë. Kjo ngjarje ka ndodhur në Peqin.Vajza u rrit nga kjo familje dhe sot ajo është 46 vjeç. Hamide Aliu në studio ka rrëfyer historinë e saj prekëse dhe përjetimet e saj si një fëmijë i birësuar në një familje të bardhë.

Hamide Aliu: Ne kemi lindur në Peqin, jemi ndërruar dy vajza në maternitet, unë kam shkuar tek dora e bardhë, ajo tek dora jonë.

Mirela Milori: Nuk u kuptua ky gabim? Si e shpjegojnë këtë ngatërrim?

Hamide Aliu: Siç më kanë thënë, kur isha në çerdhe unë po nxihesha edhe thoshin që nuk është vajza jote, por prindërit thoshin hë se i ngjan gjyshes.  Unë po i ngjisja gjakut tim. Kur u bënë analizat nuk isha gjaku i tyre, kanë kërkuar për familjen tjetër që të bëhej ndërrimi i fëmijëve, por nuk u bë asgjë, unë kam ndejtur tek ata. Burri i familjes quhet Gani Lleshi dhe ka 8 fëmijë, unë jam e madhja. Kam 2 motra dhe 6 vëllezër.

Mirela Milori: Kur e kuptove që nuk ishe fëmija e tyre?

Hamide Aliu: Në klasën e parë, filluan të më quanin o jevge dhe unë fillova të qaja, nuk më pranonin në shkollë, më rrihnin. Unë shkoja në shtëpi dhe thoja o mami pse më thonë kështu? Ajo më thoshte mos u mërzit, prap mua zemra ma ndjente që nuk ishte nëna ime. Edhe në klasën e dytë më shanin dhe unë ndihesha shumë e vetmuar, asnjë njeri nuk më jepte një fjalë të mirë. Familja ku u rrita ishin shumë të varfër më përpara. Nuk kishin kushte që të më vishnin, më shumë ecja zbathur, por ja di për faleminderit që më rritën.

Mirela Milori: Kur je takuar me familjen biologjike?

Hamide Aliu: Do e sillja burrin tim në Tiranë për të dalë në komision siç dalin të verbërit dhe vajta të blija një palë atlete. I mora me radhe dyqanet. Vajta tek dyqani i dytë dhe pyeta sa lekë bëjë atletet, ajo më pa dhe filloi të qante dhe e kuptova që ishte mami im. Aty më thotë që ti je vajza ime dhe pastaj nuk mbaj mend më asgjë, më ka rënë të fiktë. Ajo e kuptoi sepse i ngjaja shumë. E kam gjetur pas 38 vitesh.

/tvklan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.