Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Si të dallojmë virozën nga ‘Delta’? Fluks qytetarësh në urgjencë, Brataj bën publike informacionet e rëndësishme

12:32 / July 28, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6101308531bb3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Urgjencës Kombëtare në një intervistë për ‘ABC’ u shpreh sot se në ditët e fundit kemi pasur një shtim të fluksit të qytetarëve me virozë. Mirëpo, Brataj thekson se simptomat e virozëve janë të njëjta me ato të variantit Delta të virusit dhe i futin njerëzit në dyshime.

“Tipike e Deltës është rrufa, ftohja që e ngatërron me virozat e stinës. Veç dhimbjes së fytit dhe temperaturës, ka edhe të vjedhja dhe diarre” tha ai.

Por si ta dallojmë virozën nga Delta? “Sigurisht që nga simptomatologjia nuk ka ndryshim dhe ne e dimë që në këtë moment predominon Delta dhe brenda verës është thënë që ky mutacion do të dominojë mbi 80%. Ta konsiderojmë si Deltë atë shfaqen e simtomatologjisë, jo si rrufë, duke përjashtuar nëse kemi ngrënë diku dhe shenjat na shfaqen në grup, por nëse është vetëm një person duhet ta konsiderojmë si Delta” sqaroi ai.

“Virozat e stinës janë të lidhura me temperaturat dhe ushqimet që përdorim të gjithë. Sidomos ato që kanë të bëjnë me rrufën, këtë vit korrespondon edhe me COVID dhe variantin e ri Delta dhe mund ti ngatërrojë të dyja. Duhet të jemi më shumë të kujdesshëm, të përjashtojmë Deltën dhe pastaj të merremi me virozat e stinës, sidomos te fëmijët me vjedhjen apo diarrenë. Në këtë moment nuk është më ajo frika e virusit që ishte gjatë pandemisë. Shqetësuese për njerëzit tani është që është konfirmuar edhe Delta. Shtimi i numrit ka të bëjë me stinën, por edhe praninë e virusit” tha më tej ai.

Por si është situata e virozave stinore krahasuar me vitin e kaluar? “Në krahasim me vjet është disi më e rritur, pasi verën e kaluar deri në fund të majit ishte karantina dhe përhapja e virusit ishte shumë herë më e ulët, një, dy raste në ditë dhe numri i atyre që kishin kaluar sëmundjen ishin me shifra të ulëta. Qershori kaloi i qetë, me fillimin e përhapjes së infeksionit në Korrik deri atëherë ishte i kontrolluar shumë infeksioni dhe nuk kishte rritje edhe të virusit të stinës. Në këto momente ka një rritje te fëmijët, që janë një sinergjizëm i të dy varianteve si të stinës dhe Delta virusit që mund të jetë prezent te fëmijët më shumë sesa të rriturit”.

Por a është ngjitëse viroza? “Ne nuk duhet të harrojmë një gjë, që fakti i virozave të stinës ka të bëjë edhe me koronaviruset që kanë ekzistuar që më parë dhe që prekin sidomos fëmijët. Temperaturë, sekrecione nga hundët, që i ka për fat të keq edhe Delta virusi. Edhe gripi edhe viruset e tjera janë sëmundje infektive, ngjitëse” përfundoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata e zjarreve në vend/ 6 vatra aktive/ Vihet nën kontroll zjarri në Pukë, 214 forca në terren

11:20 / August 24, 2026

Fluks i madh në Kakavijë, emigrantët nisin kthimin në Greqi, radhë të gjata në pikën kufitare

09:44 / August 24, 2026

U kap me armë zjarri, arrestohet në Palasë Elvis Kosova

15:24 / August 23, 2026

Riaktivizohet zjarri në zonën e Pishporos pranë grykëderdhjes së Vjosës, dy avionë nisin ndërhyrjen nga ajri

14:40 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.