Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Si të kujdeseni në mënyrë natyrale për lëkurën e dëmtuar

10:28 / September 1, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veze zier
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sa herë që shikoheni në pasqyrë një ndër gjërat e para që vini re me siguri është gjendja e lëkurës tuaj.

Ka periudha kur ajo është shumë e shëndetëshme dhe ka momente të tjera kur nuk duket ashtu.

Zbardhja e tepërt e lëkurës, hiperpigmentimi, aknet, skuqjet apo njollat e shtuara janë një shenjë negative për shëndetin e saj.

Në këtë artikull do ju tregojmë se si të kujdeseni natyralisht për këto probleme që shumica e njerëzve hasin në lëkurë.

Ushqimet e duhura

Për fat të mirë, ka shumë mënyra për të ndihmuar në riparimin dhe madje edhe parandalimin e dëmtimit të lëkurës.

Çelësi është të ndërmerrni hapa si nga brenda ashtu edhe nga jashtë organizmit për të mbështetur lëkurëm tuaj dhe sistemet e rigjenerimit të saj.

Disa gjëra që mund të bëni çdo ditë në dietën tuaj përfshijnë:

1. Hani ushqime të pasura me vitaminë C

Ushqime si agrumet, spinaqi dhe specat janë një burim i pasur vitaminash që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Vitamina C është thelbësore për prodhimin e kolagjenit, i cili freskon, rigjeneron dhe rinon lëkurën.

2. Hani më shumë proteina

Proteina është thelbësore për rindërtimin dhe rigjallërimin e qelizave.

Provoni të konsumoni më shumë peshk, mish të freskët, vezë, fasule dhe arra.

3. Shtoni zinkun në dietën tuaj

Zinku ndihmon trupin në sintetizimin e proteinave ndihmon në gjenerimin e kolagjenit për riparimin e indeve të lëkurës, dhe mbështet kështu sistemin imunitar.

Konsumoni peshk, makarona integrale,  kërpudha dhe të verdhën e vezëve.

4. Larg nga ushqimet e pashëndetëshme

Ushqimi i shpejtë i pashëndetshëm  nuk është aspak i mirë për trupin tuaj.

Kho do të thotë se nuk është aspak i mirë edhe për lëkurën tuaj.

Shumë sheqer, kripë dhe yndyrna kontribuojnë në thatësinë dhe prishjen e qelizave të lëkurës duke stimuluar plakjen e parakohshme dhe dëmtimin e lëkurës.

5. Çaji i luleradhiqes

Ky çaj ndihmon në kryerjen e procesit të detoksit në organizmin tuaj.

Më pak toksina në trup nënkupton më pak shpërthime të akneve dhe probleme të tjera të tjera të lëkurës.

6. Pini shumë ujë

Lëkura juaj ka nevojë për të që të qëndrojë e hidratuar nga brenda jashtë.

7. Ulja e kimikateve

Zgjidhni gjithnjë artikuj natyralë dhe organikë për pastrimin e lëkurës, shtëpisë e çdo gjëje tjetër.

Kështu do të keni mundëso të ulni grumbullimin e toksinave në trupin tuaj.

8. Ushtrohuni

Ushtrimet apo stërvitja është po aq e mirë për trupin tuaj sa është për lëkurën, pasi bën që gjaku të qarkullojë më mirë dhe të pompojë lëndë ushqyese aty ku janë të nevojshme për riparimin e lëkurës.

Trajtimet e duhura

Përveç ushqimit që është shumë i nevojshëm për të gjithë organizmin për lëkurën tuaj e sidomos atë të fytyrës dhe qafës mund të bëni diçka ekstra.

Pa dyshim që aplikimi i maskave dhe trajtimeve natyrale është një nga faktorët më të rëndësishëm për lëkurë të shëndetshme.

1. Përdorni serum me vitaminë C

Jo vetëm brenda, por edhe jashtë vitamina C do ta ndihmojë jashtëzakonisht lëkurën tuaj.

Jo vetëm që është një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dëmtimet, por gjithashtu është thelbësore në formimin e kolagjenit, i cili ndihmon në zbutjen e shfaqjes së rrudhave dhe lëkurës së ashpër.

2. Lavandë

Kjo bimë ka treguar në studime të ndryshme që është një mënyrë e mirë për të stimuluar lëkurën e shëndetshme.

Ajo gjithashtu mund të jetë efektive kundër disa bakterieve që e irritojnë lëkurën tuaj dhe ju mbron nga radikalet e lira e rrezet e dëmshme të diellit UVA/ UVB./AgroWeb.org

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.