Gurët në veshka shkaktohen kryesisht nga konsumimi i ushqimeve me shumë kripë, duke stimuluar kështu sekretimin e kalciumit në urinë. Janë një problem shqetësues si për femrat ashtu edhe për meshkujt, duke shkaktuar kështu edhe probleme të tjera ne shëndet.
Për të parandaluar krijimin e gurëve në veshka duhet që të jeni shumë të kujdesshëm me ushqimet që hani, veçanërisht me konsumimin e kripës. Ju duhet gjithashtu të pini shumë lëngje në mënyrë që të ulni sasinë e kalciumit dhe proteinave në dietën tuaj.
Është shumë e rëndësishme gjithashtu që të hani ushqime të tilla si selino, borzilok apo perime të tjera jeshile të pasura me vitamina dhe minerale.
Nëse nuk keni gjetur ende një zgjidhje me ilaçet që keni përdorur për trajtimin e gurëve në veshka, alternativat natyrale janë gjithmonë një zgjidhje e mirë. Një prej tyre është edhe kjo përzierje me vetëm 3 përbërës të thjeshtë.
Përbërësit:
100 ml vaj ulliri
100 ml lënglimoni
100 ml birrë
Udhëzime:
Shtoni të gjithë përbërësit në një shishe të vogël dhe tundeni atë në mënyrë që të përftoni një përzierje homogjene. Konsumoni nga ky ilaç 50 ml çdo ditë në mëngjes me stomakun bosh.
Shkundeni shishen para çdo përdorimi dhe do të arrini të dalloni përmirësime të dukshme pas përfundimit të këtij ilaçi natyral.
