Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Situata drejt përkeqësimit, Brataj: Infektimet mund të arrijnë 1 mijë raste në ditë

16:46 / December 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skenderbrataj 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhjetori pritet të jetë një muaj edhe më i vështirë sa i përket sëmundshmërisë nga koronavirusi. Infektimet pritet të arrijnë në 1 mijë raste në ditë, si dhe do të rriten shtrimet në spital. Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë e aplikimit të masave të tjera shtrënguese në orare dhe aktivitete të ndryshme.

Situata nga epidemia pritet të përkeqësohet edhe më tepër. Me fillimin e dimrit, specialistët parashikojnë rritje të infektimeve, të shtrimeve në spital e ndoshta dhe humbjeve të jetës. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, deklaron se në dhjetor numri i të infektuarve mund të arrijë 1 mijë raste në ditë.

“Nga 700-800 raste të ditëve të fundit, do të kemi një rritje 20-30% të rasteve ditore dhe shtrimeve në spital. Dimri, temperaturat e ulëta, lagështia e ajrit dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura janë favorizues të përhapjes së virusit”- tha Brataj.

Përfaqësuesi i Komitetit Teknik shprehet i rezervuar në lidhje me masat e tjera që mund të merren për të parandaluar përhapjen e virusit, por si ekspert, Brataj nuk nguron të deklarojë nevojën për të aplikuar kufizimet e tjera, si në orare ashtu dhe në aktivitete të ndryshme. Po kaq të nevojshme janë edhe rregullat që duhet të zbatohen nga qytetarët.

“Nevojiten kufizime të tjera. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen të zbatojnë rregullat, nëse nuk do të kontrollohet infeksioni do të ketë masa të tjera, kufizime të orareve dhe masa siç po aplikojnë vendet e tjera të botës”- tha Brataj.

Një nga treguesit kryesorë të përkeqësimit të situatës janë spitalet, dedikuar rasteve të rënda me koronavirus. Në tri spitalet Covid janë të shtruar 490 pacientë, ndërkohë ministria e Shëndetësisë ka vënë në zbatim skenarin e radhës, duke hapur  COVID 4.

Aktualisht, 18 mijë persona janë të sëmurë aktivë. Më të prekurit nga virusi janë 65-70 vjeçarët, grupmosha që ka pasur edhe më shumë humbje jete. Nga fillimi i epidemisë mbi 810 persona nuk kanë mundur t’i mbijetojnë sëmundjes. A2

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.