Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Situata e fruthit/ ISHP apel prindërve: Bëni vaksinimin, ka 30 raste tek fëmijët nën 2 vjeç

12:09 / January 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
VaccineTitleNEW
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Insituti i Shëndetit Publik, ka nxjerrë një njoftim për situatën e fruthit në vend. ISHP bën me dije se deri në datën 22 janar të këtij viti, janë identifikuar 30 raste me fruth, tek fëmijët nën 2 vjeç. ISHP iu bën thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët.

Reagimi i ISHP vjen pas rastit të djeshëm, kur në QSUT, humbi jetën një foshnjë 4 muajshe. 

Njoftimi i plotë

Lidhur me situatën e Fruthit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se deri në datën 22 Janar 2019 numri i të prekurve me fruth është 30 raste (pozitive). Rastet e konfirmuara i përkasin kryesisht grupmoshës nën 2 vjeç.

Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara.

Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen. Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit.

Masat e ndërrmara për mbrojtjen nga fruthi dhe ndaj epidemisë të shkaktuar prej tij janë masa të kontrollit spitalor dhe në qendra shëndetesore, si me poshtë:

–              Izolimi në pavione të caktuara në spitale dhe vetëizolimi për rastet ambulatore.

–              Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe ato të transmetimit nëpërmjet ajrit.

–              Përdorim i mjeteve të mbrojtjes personale, si maskave, etj  nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime.

–              Vaksinim i personelit shëndetësor.

–              Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj fruthit.

–              Gjurmim dhe vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve.

–              Vaksinim i disa grupeve të rrezikuara.

–              Vendosja e survejancës aktive në të gjithë vendin.

–              Takime dhe trajnime për mjekët e familjes, institucioneve parashkollore dhe personelin infermier.

–         Monitorim dhe  zbatim rigoroz të legjislacionit në lidhje me vaksinimin në institucionet parashkollore dhe shkollore si dhe institucionet shëndetësore.

Gjatë vitit 2018 dhe deri më tani raportohen të jenë kryer mbi 113,237 vaksinime, nga të cilat, mbi 51.227 janë vaksinime sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç.

Ndërkohë janë kryer edhe rreth 62,000 vaksinime të tjera që i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth.

apel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.