Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Situata në Ukrainë, reagon Emmanuel Macron: “Liria e tyre është e jona”

15:09 / February 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
9dstda2k macron 625x300 09 October 21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një fjalim televiziv të mbajtur këtë të enjte, Presidenti francez i’u drejtua kombit të tij dhe jo vetëm me një mesazh të qartë. Ai e nisi fjalimin e tij duke shprehur menjëherë përkrahjen për popullin ukrainas: “Liria e tyre është e jona”, tha Macron.

“Duke zgjedhur luftën, presidenti Putin nuk sulmoi vetëm Ukrainën”, tha ai. “Ai ka vendosur të kryejë sulmin më serioz ndaj paqes, ndaj stabilitetit në Evropë për dekada”. Në një situatë të pazakontë si kjo që ndodhet Europa dhe Bota, Macron kishte zgjedhur që fjalën e tij ta mbante krahë flamurëve të Francës, BE-së dhe atë të Ukrainës.

“Këto ngjarje janë një pikë kthese në historinë e Evropës dhe të vendit tonë. Ato do të kenë pasoja të përhershme dhe të mëdha në jetën tonë, në gjeopolitikën e kontinentit tonë. “Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë do të jenë në përpjesëtim me agresionin për të cilin ajo është fajtore”, tha Macron, duke shtuar se “ne nuk do të jemi pa pafuqishëm”.

Ai tha se sanksionet evropiane do të synojnë sektorin ushtarak, ekonominë dhe energjinë e Rusisë. Ditën e nesërme, Macron deklaroi se do të flasë para parlamentit francez me informacione të mëtejshme mbi reagimin e Francës.

Mesazhi i drejtpërdrejtë i Macron: Franca solidarizohet me Ukrainën, Rusia të ndalë menjëherë sulmet

Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar sulmet ruse në Ukrainë.

“Franca dënon fuqishëm vendimin e Rusisë për të shpallur luftë ndaj Ukrainës”, kështu është shprehur Macron ndërsa i bën thirrje Moskës që të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake.

“Franca solidarizohet me Ukrainë, është në anën e ukrainasve dhe po punon me partnerët për t’i dhënë fund luftës”, shtoi më tej Macron.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-kancelarja Angela Merkel do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në Gjermani

22:56 / November 2, 2026

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulm masiv ditën e zgjedhjeve në SHBA

21:59 / November 2, 2026

Trump i gatshëm të japë falje paraprake për Musk dhe bashkëpunëtorët e tij nëse demokratët fitojnë Kongresin

21:39 / November 2, 2026

Alarme të rreme për sulme bërthamore në Ukrainë dhe Rusi, hakerët ndërhyjnë në aplikacionet e emergjencës

19:23 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.