Duket se kjo e enjte përveçse me mot me temperatura të larta do të jetë e nxehtë dhe në arenën politike shqiptare.
Në Parlament do të diskutohet projekt rezoluta e maxhorancës për vendimin e Metës për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, ndërsa kreu i shtetit ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 17.00.
Lexo edhe- Për çfarë do të flasë Presidenti? Meta paralajmëron konferencë pas seancës plenare
Ndërkaq, këtë paradite në zyrën e Metës ka mbërritur e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-One. Situata politike në vend do të jetë tema e bisedës mes tyre, teksa nuk dihet nëse Meta do e përdorë kartën e radhës, atë të shpërndarjes së Parlamentit.
Lexo edhe- “Meta” në seancë për pesë orë, sot debati për shkarkimin e Presidentit
