Përkeqësohet situata në Spitalin Infektiv, i vetmi tashmë pas rikthimit në normalitet të Sanatoriumit. Një pacient është i intubuar dhe në gjendje të rëndë bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.
Ndërkaq, katër të tjerë janë në terapi intensive.
““Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve”, thuhet në njoftimin e MSH.