Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim 90-minutësh në Presidencë kreun e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, dhe të gjithë kryetarët e partive të opozitës jashtëparlamentare.
Takimi nisi në orën 09:00, ku të pranishëm ishim kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me të gjithë aleatët e tij. Ndërkohë, në takim mungoi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila dërgoi zëvendëskryetarin e partisë, Petrit Vasili.
Tri ditë me parë, Presidenti Meta iu drejtua me një ftesë krerëve të partive opozitare jashtë parlamentit, ku i ftonte në një takim urgjent lidhur me krizën politike në vend.
“Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt”, thuhej në ftesën që Meta u dërgoi krerëve të partive të opozitës së bashkuar.
