Eliminimi nga Paris Saint-Germain në çerekfinalen e Champions League ka shkaktuar disi kaos anë skuadrën katalanase. Ronald Araujo përfundoi nën akuzën e shokëve të skuadrës Gundogan dhe Ter Stegen, pasi gaboi në pjesën e parë duke u ndëshkuar me karton dhe lënë ekipin në inferioritet numerik.
“Preferoj që ta mbaj për vete atë që mendoj mbi deklaratat e Gundogan. Ka disa kode dhe vlera që duhen respektuar. Ashtu si të gjithë tifozët ndjehem i zhgënjyer për eliminimin, ajo ndërhyrje e imja ishte 50 me 50, por arbitri vendosi të më përjashtonte.
El Clasico ndaj Realit? Duhet të ruajmë qetësinë, e dimë se kemi shansin për të rihapur garën në kampionat. Është i vetmi kompeticion që na mbetet dhe do të japim maksimumin”, u shpreh Araujo.