Banorët e Unazës së Re vijojnë me protestat për mbrojtjen e banesave të tyre, tashmë prej disa muajve.
Situata këtë pasdite është e tensionuar pas prezencës së shtuar të forcave të policisë, çka ka bërë që banorët të dalin të përgatitur në rrugë.
Prezent sot në protestë janë edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili dhe ish-deputeti, Endrit Braimllari, në mbështetje të banorëve.
Ndërkohë në një postim në Facebook, ish-deputeti i PD Klevis Balliu shprehet se ” kërkon viktima dhe sot ka sjellë FNSH dhe gjithë Policinë e Shtetit për të ndaluar heronjtë e Unazës së Re që të protestojnë”.
“Siç e kam paralajmëruar Edi Rama kërkon viktima dhe sot ka sjellë FNSH dhe gjithë Policinë e Shtetit për të ndaluar heronjtë e Unazës së Re që të protestojnë, siç ja lejon Kushtetuta duke provokuar dhunën dhe bërë arrestime të paligjshme tek Unaza.
Gjithçka ndodh sot është faji i Edvin Kristaq Ramës.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që ti bëjë thirrje qeverisë të tërhiqet për të parandaluar dhunën.
Unaza momentalisht është në shtet rrethim për të provokuar dhunë”, shkruan ai.
