Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Situatë e tensionuar në Vlorë/ Kryeministri Rama dhe Dritan Leli ballafaqohen në Këshillin Bashkiak, u kërkohet takim urgjent (Detajet)

15:01 / June 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bbbbbbbbbbb 770x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Investimet e Qeverisë në Vlorë për ta kthyer atë në një nga atraksionet më të frekuentuara turistike dhe nga ana tjetër indiferenca e Bashkisë për trajtimin e problematikave të qytetarëve atje, ka bërë që këshilltarët bashkiakë të kërkojnë një mbledhje të jashtëzakonshme.

Ky shqetësim është ngritur dhe nga strukturat e PS në Vlorë, pas debateve të ashpra Rama-Leli, raporti mes të cilëve, sipas socialistëve vlonjatë u shkaktoi humbje të votave në 25 prill.

“Situata alarmante me shërbimet bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit dhe me trajtimin e ankesave dhe të problemeve të qytetarëve kërkon reagim të menjëhershëm. Ne po e ndeshim çdo ditë në kontaktet me qytetarët dukurinë e rënies së nivelit të shërbimeve dhe ndjejmë përgjegjësi t’i përfaqësojmë shqetësimet e tyre.

Aq më tepër sot kur qeveria dhe shteti kanë bërë gjithçka për të lehtësuar sezonin turistik, Bashkia Vlorë nuk mund të kthehet në delen e zezë të turizmit shqiptar për plehra, gropa dhe indiferentizëm fyes nga pushteti vendor”, thuhet në letrën këshilltarëve bashkiakë drejtuar Migena Ballës, kryetare e Këshillit Bashkiak.

E mesa duket në këtë mbledhje “jashtë radhe” do të ketë dhe një ballafaqim Leli-Rama. “Në mbledhje duhet të ftohen edhe deputetët e Vlorës, përfshirë dhe Kryeministrin dhe deputetin tonë Edi Rama”, kërkojnë këshilltarët e Bashkisë së Vlorës.

“Pakënaqësitë e shtuara për drejtimin e Bashkisë Vlorë, mosmarrëveshjet (e mediatizuara) me kryetarin si dhe kontrasti i madh mes investimeve në projektet madhore të Vlorës (financime të qeverisë) si Lungomare, Bulevardi I. Qemali, lagja Historike etj, në raport me sistemimin e lagjeve të brendshme të qytetit të lëna në gjendje të rëndë infrastrukturore (financime të bashkisë).

Mungesa e bashkëpunimit dhe kontributit në periudhën parazgjedhore dhe gjatë fushatës zgjedhore nga Kryetari i Bashkisë, uli kohezionin midis aktorëve të angazhuar dhe faktorëve ndihmues për fushatën e PS-së në këtë bashki”, vijonte raporti i publikuar dje nga newsbomb.al.

E për këto arsye, këshilltarët bashkiakë të Vlorës kërkojnë ballafaqim me Dritan Lelin, me praninë e deputetëve të Vlorës dhe kryeministrit Edi Rama.

Edhe më herët, gjatë inspektimeve në Vlorë, Rama ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj Dritan Lelit, ku nuk kanë munguar asnjëherë kritikat publike deri edhe për paaftësinë e kryebashkiakut për të rregulluar një pusetë të thjeshtë uji në Lungomare.

01
02
03

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Tiranë, gjendet lëndë e dyshuar narkotike në paraburgimin 313: Dyshohet për hashash dhe kokainë

13:38 / August 25, 2026

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.