Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Skandal në futbollin e moshave, rikthehen skenat e dhunës brenda fushës

09:14 / January 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SHERR 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ndeshjen e djeshme, luajtur në kompleksin e Kamzës, mes Partizanit dhe Orikut, ka plasur grushti mes lojtarëve. Një ngjarje e turpshme që nuk e justifikon asgjë, për më tepër që luheshin minutat e fundit dhe të kuqtë udhëhiqnin me rezultatin e thellë 9-2.

Lojtarët u përleshën me njëri-tjetrin dhe ndeshja u kthye në arenë boksi. Arbitri me shtatë kartonë të kuq dhe oficerët e sigurisë u munduan të vendosnin rregull, por grushtet mes lojtarëve ishin të pashmangshme.

SHERRI 3

Gjatë një ndërhyrjeje të Dalipajt ndaj Çarçanit në minutën e 88-të, fillimisht ka pasur një debat mes lojtarëve, por brenda pak sekondash çdo gjë degjeneroi. Lojtari i Orikut iu vërsul atij të Partizanit me grushte dhe shqelma. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i futbollistëve të tjerë, duke u përfshirë gati të gjithë lojtarët e Orikumit ndaj atyre të Partizanit. Gjysmëfusha e Orikumit, me gati 22 lojtarë të pranishëm aty, është kthyer në një arenë boksi.

SHERII 4

Ndërhyrja e forcave të sigurisë qetësoi situatën pas pak minutash. Nga goditjet në kokë të portierit vlonjat, Trakaj, u desh edhe ndërhyrja e mjekëve për të normalizuar gjendjen e të riut. Pas incidentit, gjyqtari kryesor, Besmir Lesaj, ka nxjerrë me karton të kuq katër lojtarë të Partizanit (Klei Çarçani, Elvis Çela, Sem Bici dhe Klenti Osmani) dhe tre të Orikumit (Elvis Dalipaj, portieri Benardo Trakaj dhe Ali Jazaj). Pas qetësimit të situatës, kryesori ka vijuar me dy minutat e mbetura, që ishin më tepër formale. Më pas ka vërshëllyer përfundimin e takimit, që duhet t’i bëjë me turp të dyja skuadrat./Panorama/

Dhunes futbollin tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh: Respekt për ato që ke arritur, të përqafoj

22:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.