Gazetari Ferdinand Dervishi teksa po komentonte videot e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, u shpreh se ajo ka probleme të mëdhaja edhe me punën e saj.
“Duhet parë nëse kjo gjykatësja e Elbasanit ka apo jo probleme me punën e saj. Ne nuk kemi shumë të dhëna për të, dimë se vetëm është në hetim nga Ministria e Drejtësisë për uljen e dënimit të një kapobande.
Të gjithë jemi dëshmitarë që të burgosurit e mëdhenj të drejtësisë, ia kanë hedhur burgimit përjetë dhe më pas janë liruar. E njëjta formulë është e përdorur edhe me Viktor Ymerin. Dhe kjo gjykatëse është nën hetim nga Ministria e Drejtësisë se i ka ulur vite burg.”, tha Dervishi.
