Hetimet janë regjistruar për dyshimet e shpërdorimit të detyrës, pasi Konventa e Vjenës e përcakton qartë se si bëhet transportimi i materialeve diplomatike, dy janë rrugët e transportit të tyre: përmes pakove diplomatike me avion si kargo ajrore, ose me rrugë tokësore me mjet me targa diplomatike CD dhe të shoqëruar nga një korrier diplomatik.
Për këtë arsye pritet që në ditët në vijim me skandalin diplomatik të ndodhur në muajin shkurt, por për të cilin pati reagim nga Ministria e Jashtme disa ditë më pas, t’i kërkohet këtij institucioni materiali i detajuar.
Sipas Prokurorisë, kallzimi është bërë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe në të thuhet se në datën 13 shkurt pasaportat e prodhuara nga kompania Aleat po transportoheshin drejt Greqisë të ambalazhuara.
Pasaportat ishin nisur me një autobuz të linjës Tiranë-Athinë më 13 shkurt, të futura në një çantë rrobash te hallakatura.
Pasaportat kishin sistinacion Athinën, po mënyra e transportit të tyre në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, kanë detyruar Ministrinë e Jashtme të dergojë në pikjën kufitare të Kakavijës një diplomat shqiptar nga konsullata e Janinës. Ndërkohë që kryeministri bëri edhe nje mbledhje të jashtëzakonshme ne Ministrine e Jashtme.
Pasi pasaportat janë marrë në dorëzim nga diplomati shqiptar Pervin Gjikuria janë vendosur ne automjetin me targë diplomatike në bazë të ligjit.
Në mbrëmje, diplomati Gjikuria për arsye personale ka parkuar mjetin në qendër të Athinës, ku dhe është bërë vjedhja e 100 pasaportave nga 300 që gjendeshin gjithsej.
Prokurorët do të kërkojnë sekuestrimin e praktikës për dobi të hetimit për të kuptuar se kush nga zyrtarët e ka shkelur detyrën në transportimin e dokumentit më të rëndësishëm të identifikimit.
