Kamila shkruan se gjithë kohës i kishte nënshtruar vlerat e saj duke mbajtur parasysh se çifti kishte një familje. Por pasi ishte siguruar nga Hulk se pas ndarjes ata nuk do të ktheheshin më bashkë, e reja vendosi që t’i dorëzohej dashurisë.
Disa ditë më parë mediat publikuan historinë e sulmuesit brazilian Hulk, u cili kishte nisur një histori dashurie me mbesën e ish-gruas së tij. Gazeta braziliane Fabia Oliveira ka zbuluar letrën që Kamila Angelo i ka dërguar hallës së saj Iran duke shpjeguar të vërtetën e lidhjes së saj me Hulkun.
Në letër, Kamila shkruan se gjithë kohës i kishte nënshtruar vlerat e saj duke mbajtur parasysh se çifti kishte një familje. Por pasi ishte siguruar nga Hulk se pas ndarjes ata nuk do të ktheheshin më bashkë, e reja vendosi që t’i dorëzohej dashurisë.
Në letër, ajo shkruan se nuk synon që të justifikojë veprimin e saj, duke mos harruar që t’i japë bekimin e saj duke i premtuar se do të kuptojë çdo gjë që ajo thotë për të.
“Unë ju them lamtumirë me lot në sy, sepse kam një dashuri të madhe… Ju jeni e fortë, e krishterë, luftëtare, nënë… Unë ju admiroj shumë dhe kurrë nuk do të ndryshojë pavarësisht se çfarë mendoni apo flisni për mua… Do respektoj mendimin tënd. Më fal nëse të kam bërë të vuash … dije që më lëndon shumë më tepër se ti. Ju uroj fat nga thellësia e zemrës sime … gjithë lumturinë e botës, madje edhe më shumë sesa dëshiroj për vete. Zoti të bekoftë!,“-shkruhet ndër të tjera në letër.
Letra e plotë e mbesës:
Hallë Iran, unë së pari dua t’ju them se ky mesazh nuk është një shpjegim ose justifikim për asgjë. Unë kisha nevojë për të të thënë disa gjëra që për fat të keq rrethanat nuk më lejojnë të them personalisht. Edhe pse është e parëndësishme për ju tani, megjithatë unë dua të flas me ju. Kam nevojë që ju ta dini se nuk e kam dashur kurrë që të jetoj jetën tuaj apo se kam qënë xheloze për gjërat që ju keni pasur, sepse e marr me mend çfarë po mendoni në këto momente. Betohem … kurrë nuk e imagjinoja se mund të ndodhte, por ne nuk e sundojmë zemrën dhe askush nuk është imun ndaj ndjenjave. Unë mendoj se është e rëndësishme që ju ta dini çfarë ka ndodhur gjatë udhëtimit tim të fundit në Kinë, por ajo nuk ka ndodhur kurrë, kurrë më parë. Unë kam patur gjithmonë respektin maksimal për të (Hulkun).
Edhe diçka tjetër: Nuk kam dhënë kurrë informacione për të përfituar nga ty. E di që e keni vërejtur shkëputjen time, e cila shpesh gjykohej si sjellje e ftohtë. Unë kam qenë gjithmonë e paanshme sepse ky është problemi juaj madje unë shpresoj që të mbarojë sa më mirë! Më vjen keq për gjithçka, nëse mund të zgjidhja, ne nuk do ta kalonim këtë gjë, por jeta nuk ndodh ashtu siç e planifikojmë ne. Ai (Hulk) më tregoi se nuk kishte shanse për një rikthim të mundshëm dhe kështu ne i lejuam vetes të jetonim atë ndjenjë që ishte nënshtruar brenda nesh. Asnjë gjethe e vetme nuk bie pa lejen e Zotit … dhe kështu ne do të ndjekim planet e tij. Unë ju them lamtumirë me lot në sy, sepse kam një dashuri të madhe… Ju jeni e fortë, e krishterë, luftëtare, nënë… Unë ju admiroj shumë dhe kurrë nuk do të ndryshojë pavarësisht se çfarë mendoni apo flisni për mua… Do respektoj mendimin tënd. Më fal nëse të kam bërë të vuash … dije që më lëndon shumë më tepër se ti. Ju uroj fat nga thellësia e zemrës sime … gjithë lumturinë e botës, madje edhe më shumë sesa dëshiroj për vete. Zoti të bekoftë!
