Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Skema që përdorin shqiptarët për të pastruar paratë

15:37 / April 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pastrimi i parave 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 1600 raste të aktivitetit të dyshimtë janë raportuar nga institucionet pranë Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave vitin që lamë pas, gati 200 raste më shumë se në 2020-ën.

Raportimet nga sistemi bankar kryesojnë listën me më shumë raste, por ajo që vihet re është një rritje e tyre nga noterët, Kadastra dhe institucionet e mikrokredisë.

Një nga tipologjitë lidhet me investimet e mëdha në prona e pasuri të paluajtshme me fonde nga të cilat nuk bëhet i ditur burimi i tyre, përfshirja e personave me precedentë penale në shoqëri ndërtimi apo blerje e pronave nën çmimin e tregut dhe rivlerësim i tyre brenda një kohe të shkurtër.

Një tjetër praktikë e përdorur është edhe përfshirja e personave të tretë në fushën e ndërtimit, përdorimi i kredive si mjet me qëllim mbulimin e burimit real të fondeve apo këmbimi i pronave nën çmimin real të tregut duke e bërë kështu sektorin një ndër më me risk në pastrimin e parave.

Të tjerë për të zhbërë veprat penale, përdorin transfertat e dyshimta me përfshirjen e bizneseve apo shtetasve të huaj pa dokumente mbështetëse, bëjnë dhurime apo japin hua për palë të treta që nuk justifikojnë transaksionet.

Investimet në mallrat e luksit si makina të shtrenjta apo mallra të tjera që nuk justifikojnë burimin e ligjshëm të fondeve janë një tjetër metodë që përdorin personat për formalizimin e parave të tyre të pista.

Pjesë e skemave më të përdorura janë edhe transfertat e dyshimta me vendet e konsideruara me risk apo transaksionet nga profesionistë të lirë për përfitime të dyshuara si të paligjshme.

Përpjekjet me hartimin e ligjeve kundër pastrimit të parave janë të shumta, por rritja e rasteve të dyshimta tregon se janë të pamjaftueshme edhe për ta nxjerrë vendin nga e ashtuquajtura lista gri e pastrimit të parave në të cilën iu rikthye në vitin 2020.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.