Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Skënderbeu godet në fund të merkatos

09:09 / September 1, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fshf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Merkatoja e verës në Kategorinë Superiore u mbyll me plot 262 lëvizje. Ora 24:00 e së shtunës ishte afati i fundit për të federuar lojtarë dhe disa klube të Superiores e shfrytëzuan maksimalisht këtë.

Rekordin e mban pikërisht Skënderbeu, që në ditën e fundit shtoi në listën e federimeve katër lojtarë të rinj. I pari është sulmuesi kosovar që vjen nga Braunshvajg II në Gjermani, Arbnor Muja.

Bëhet fjalë për një 20-vjeçar që ka luajtur edhe te Trepça ’89 në sezonin e kaluar, ndërsa është edhe pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës. Goditja tjetër është ajo e mesfushorit shkatërrues nga Shkupi, Agon Elezi, i cili është pjesë e Kombëtares U-19 të Maqedonisë së Veriut.

18-vjeçari ka luajtur me Shkupin dhe së fundmi me të rinjtë e Kaen në Francë. Goditja e tretë është një talent grek, George Tampas, që luan në rolin e mesfushorit qendror. Në sezonin e kaluar 19-vjeçari është aktivizuar me AEK U-19, madje ka marrë pjesë edhe në Ligën e Kampioneve për të rinj. Ndërsa afrimi i katërt është brenda kampionatit.

Në orët e vona drejtuesit e Skënderbeut dhe Kukësit ranë dakord që mbrojtësi i majtë, Faton Xhemaili, të huazohej te korçarët.

Arbnor Muja gjermani skenderbeu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

“Apokalips” kibernetik në Gjermani, të dhënat shtetërore në dark web

14:41 / September 6, 2026

Gjermani/ Sot zgjedhjet në landin e Saksoni-Anhalt-it, AfD drejt një fitoreje historike

11:01 / September 6, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.