Brenda pak ditëve socialistët do të kenë të ngritur strukturën e tyre elektorale në çdo skaj të vendit. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare. Mësohet se do të ketë strukturë elektorale në rang qarku, bashkie, njësie administrative dhe qendra votimi.
Drejtuesit i strukturës së koordinimit në nivel qarku mund të mos jetë anëtar i Partisë Socialiste, por ai do të jetë person me integritet të lartë, menaxher i mirë dhe do të ketë aftësi komunikuese.
Tirananews.al mëson se është vendosur që koordinatorët të kenë arsim të lartë deri në nivel qendre votimi. Në këto të fundit mund të bëhet ndonjë përjashtim, duke marrë parasyshë se në disa OS, në zonat e thella, nuk ka specialistë me arsim të lartë, raporton tirananews.al.
Drejtuesit Politik të PSSH-së në qarqe do të zbresin këto ditë në bazë, për të zbatuar vendimet e AK-së, të datës 28 dhjetor 2018.