Në ka një produkt që nuk mungon kurrë në kuzhinën e një amvise, ajo është soda e bukës. Përveç përdorimeve në kuzhinë, amvisat e përdorin sodën e bukës kundër një sërë problemesh shëndetësore.
Ajo që dihet dhe pranohet gjerësisht është se soda e bukës është e mrekullueshme kundër baktereve dhe infeksioneve që shkaktojnë shumë sëmundje. Kombinimi i saj me mjaltin konsiderohet një kurë ideale për njerëzit që probleme dermatologjike.
Soda e bukës ndihmon në eliminimin dhe parandalimin e puçrave dhe akneve. Ajo gjithashtu pastron lëkurën dhe heq qelizat e vdekura duke përmirësuar shëndetin e lëkurës.
Megjithatë, ky konsiderohet si një grimcë e përfitimeve të mëdha që ofron soda e bukës për shëndetin.
Kombinimi i sodës së bukës me mjaltin në një kurë të vetme, ndihmon në trajtimin e shumë sëmundjeve siç është diabeti, gripi dhe sëmundjet e veshkave.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përgatisni kurën e sodës së bukës me mjaltin kundër sëmundjeve dhe për mbrojtjen e shëndetit.
Si Të Përgatisni Kurën e Sodës së Bukës Me Mjaltë.
Për përgatitjen e kurës rekomandohet 120 gramë sodë buke dhe 250 gramë mjaltë. Përziejini së bashku në një enë të thellë deri sa të formohet një masë uniforme dhe e trashë. Vendoseni enën brenda një tenxhereje me ujë të valuar dhe mbajeni për 10 minuta. Hiqeni tenxheren nga zjarri ndërkohë që masën e sodës së bukës dhe mjaltit vendoseni në një enë qelqi.
Ekspertët rekomandojnë konsumin e 2 deri në 3 lugë gjelle nga kjo kurë çdo ditë për një muaj të tërë. Kura me sodë buke dhe mjaltë mund të merret gjatë kësaj kohe para ose pas vakteve.
