Nuk folën asnjëherë publikisht për shtatzëninë e aktores por mediat rozë shkruajnë se Joe Jonas dhe Sophia Turner janë bërë prindër për herë të parë para tre muajsh.
Ylli i “Game of Thrones” ka sjellë në jetë një vajzë që e ka pagëzuar me emrin Villa.
Tre muaj pas lindjes së bebushes, Joe dhe Sophie u shfaqën për herë të parë në publik me vajzën.
Ajo ka gdhendur në trup inicialet e emrave të tyre, një tatuazh tepër minimalist dhe me shumë domethënie.
Sophie ka bërë tatuazh shkronjën ë të vajzës dhe J të bashkëshortit, ndërsa fotoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjet.

