Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sofistikimi i krimit, Lleshaj: Rrisim kapacitetet e mbrojtjes kibernetike

12:26 / February 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lleshaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një takim me studentët e IT-së në Shkodër tha se do të rriten kapacitetet e mbrojtjes kibernetike.

“Kemi hapur një kurs tani, do të hapim tjetrin në muajin shtator dhe me radhë me synimin që ta shtojmë sa të jetë e mundur këtë kapacitetin e mbrojtjes kibernetike, i cili duhet të krijohet. Sepse po s’e krijuam sot, nesër do të jetë shumë vonë se krimi do të ketë shkuar në një nivel sofistikimi aq të lartë, saqë ne nuk mund të merremi më me të. Prandaj duhet të merremi sot. Ndaj ju ftoj që të mendoni rreth saj”, tha Lleshaj.

Ai bëri të ditur se 589 studentë të diplomuar me rezultate të larta kanë aplikuar online për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, nga data 1 deri në 15 shkurt 2019. Hapi i radhës është përzgjedhja e 150 kandidatëve fitues, që në fund të një programi intensiv do të gradohen “nënkomisar” dhe do të shërbejnë në detyra specifike për hetimin e krimeve.

Më tej ai nënvizoi vëmendjen që i është kushtuar specialistëve IT për t’i tërhequr në radhët e policisë. “Pse i kemi marrë informaticienët? Sepse duam të adresojmë një çështje shumë të madhe që ka të bëjë me krimin kibernetik. Dhe na duhen ekspertë për këtë punë, sigurisht duhen këtu, duhen jashtë, duhen kudo. Por do të ishte një fushë shumë e rëndësishme e cila, e para mund të bëhej objekt për diskutimet tuaja, edhe për mësimet këtu, nëpër kurikula që të trajtohet kjo, që është një çështje shumë e madhe. Për interes të Policisë së Shtetit do të ishte shumë e rëndësishme interesi juaj për të menduar në këtë drejtim”, tha ministri.

Lleshaj shpjegoi shkurtimisht kriteret e pranimit në kurset e Akademisë për studentët që janë të interesuar. “Për fatin tonë të mirë, rezulton që ne kemi gati tre herë më shumë kandidatë sesa vende në dispozicion, ndërkohë që kemi vënë (kriter) notën mesatare mbi 8. Po ashtu kemi venë një kriter shumë të lartë për nivelin e njohjes së gjuhës angleze.”

589 studentë të diplomuar me rezultate të larta kanë aplikuar online për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, nga data 1 deri në 15 shkurt 2019. Hapi i radhës është përzgjedhja e 150 kandidatëve fitues, që në fund të një programi intensiv do të gradohen “nënkomisar” dhe do të shërbejnë në detyra specifike për hetimin e krimeve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe perspektivën evropiane

15:19 / November 22, 2026

Qafë Thanë/ Inagurohet sistemi i integruar i kontrollit, Mickoski: Nxit turizmin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

11:08 / November 22, 2026

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.