Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Sondazhi/ Gjysma e të rinjve nuk do të votonin sot për asnjë parti

11:47 / February 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të lindurit mes viteve 1980- 2000 njihen si gjenerata Y apo “Millenials”. Shqiptarët e këtij brezi, që sot janë të moshave 18-45 vjeç, në një anketë të zhvilluar nga IDRAPOLL, thonë se nuk ndjehen të përfaqësuar nga partitë aktuale.

Pyetja e anketës që ka përfshirë 510 persona ishte: Shqipëria ka sot dy-tre parti politike kryesore dhe pastaj një numër të madh partish të tjera të cilat kanë peshë të vogël në elektorat. Duke menduar për skenën politike shqiptare dhe për ndjenjën tuaj të përfaqësimit nga partitë aktuale, a do të thoshit se?

mijevjecaret 1

Sipas përgjigjeve, vetëm 13% e të anketuarve të këtij grupimi deklarojnë se ndihen të përfaqësuar nga një parti politike ekzistuese dhe për të do të votonin sot. Nëse i shtojmë kësaj edhe 33% të cilët pavarësisht se nuk ndihen tërësisht të përfaqësuar nga asnjë parti, përsëri do të votonin për njërën prej tyre të cilën e ndjejne më afër, atëherë rezulton se vetëm 46% e kësaj grupmoshe do të votonte sot për një parti politike ekzistuese. Shumica e “Gjeneratës Y” (54%) nuk do të votonin sot për asnjë parti politike.

Rezultatet tregojnë se partitë politike në Shqipëri përballen me një ndjesi te madhe “mospërfaqësimi” që ka ky grupim në lidhje me to. Rreth 43% e tyre deklarojnë se nuk ndihen “FARE të përfaqësuar” dhe një pjesë tjetër prej 44%, deklarojnë se nuk ndihen “TËRËSISHT të përfaqësuar” nga partitë ekzistuese politike.

Për njohuri:
Brezi i Heshtur: Të lindurit mes 1928-1945
Baby Boomers: 1946-1964
Brezi X: 1965-1980
Millenials: 1981- 1996
Post-Millenials: 1997- dhe sot

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.