Ambasadori i BE-së në Tiranë Liuigi Soreca ka komentuar sërish vendimin e tetorit për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në hapjen e Shkollës për Integrimin Europian, Soreca tha se prioritet është reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi dhe se u shpreh i gatshëm për çelje negociatash nëse zbatohen kushtet e vendosura nga Europa.
Ai tha se duhet sqarim dhe për çështjen e Gjykatës Kushtetuese duke u shprehur se dialogu politik është shumë i rëndësishëm.
“Është diskutuar shumë këto vite në Bruksel dhe në nivel të lartë se shumë njerëz kanë zbuluar vlerat në termat e sigurisë, duke qenë edhe më shumë të përfshirë. Nënvizoj atë që ka thënë Macron, nëse zbatoni implementoni kushtet që ka thënë BE unë jam gati të hap negociatat. Një nga këto kushte është Reforma në Drejtësi, forcimi i kufijve pra reforma territoriale. Reforma në Drejtësi do të japë rezultate disa muaj më vonë kur të implementohet si paketë e plotë”, tha Soreca