Sali Berisha nga salla e Kuvendit ku sot do ti hiqet imuniteti, tha se ky akt ka qëllim për të mposhtur opozitën, por sipas tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, përkundrazi e ka forcuar atë. Gjatë “live” të tij në Facebook, Berisha se “ky akt kriminal”, siç ai e quajti është një tregues se mazhoranca i druhet opozitës pasi sot është më e fuqishme se kurrë. Ai nuk la pa përmendur edhe votën pro të Enkelejd Alibeaj. Për Berishën, “Komisioni Rama-Brava”, referuar Lulzim Bashës, bëri një akt kriminal, por shtoi se përballë kësaj, opozita qëndron e palëkundur.
“Me vendosmëri kanë denoncuar vjedhjet e paimagjinueshme, aferat e shekullit të Edi Ramës, familjarëve të tij, Taulant Ballës, bandave dhe ministrave, parlamentarëve etj. Deputetët e opozitës i kanë kallë tmerrin maxhorancës, parlamenti ka më shumë gardistë se deputetë. Parlamenti de facto është shndërruar në antikushtetutshmëri, sot pas një vendi anti kushtetutes të Gjykatës Kushtetues, të komisionit Rama Brava votojnë për heqjen e imunitetit dhe arrestimit të kryetarit të PD, duke besuar se në këtë mënyrë do mposhtin opozitën, ky është një akt i shëmtuar, krim i vërtetë, por ky krim nuk mposht kurrë opozitën, ky akt dëshmon se në Shqipëri ka një opozitë të fuqishme që qëndron e palëkundur”, tha Berisha.
Lexo edhe :
Related Posts
Protestën jashtë Parlamentit, Berisha e konsideroi si një ditë beteje, për të cilën është i bindur se do triumfojë. “Sot është ditë betejë, pasi ne do të qëndrojmë dhe është ditë frymëzimi për ne. Atë që ngriti ky grup kriminelësh, ne do ta bëjmë pëlhurë. Ndaj edhe thirrja “O sot o kurrë”, është misioni ynë”, përfundoi Berisha.