Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spahiu: Ja çfarë do të ndodhë nëse Berisha refuzon të shkojë në prokurori

22:08 / October 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kreshnik spahiu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juristi Kreshnik Spahiu sqaroi në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se çfarë do të ndodhë nëse Sali Berisha refuzon të shkojë në prokurori.

Ai tha se nëse ish-kryeministri nuk shkon në ditën që cakton gjykata atëherë lind e drejta e prokurorisë për të ndryshuar masën e sigurisë.

“Të dyja palët kanë qenë në të drejtën e tyre proceduriale që do të thotë edhe Sali Berisha ka pasur të drejtën e tij për t’u përfaqësuar me avokatët e zgjedhur prej tij, për të zgjedhur taktikën e tij proceduriale dhe gjyqësore dhe ka qenë e drejta e avokatëve për t’u tërhequr sa i përket motiveve që ata shpjegojnë, por nga ana e tjetër është e drejtë edhe e gjykatës, apo e prokurorisë kur rastet janë nën hetim që të parashikuar nga kodi i procedurës penale kur vlerësojnë që i pandehuri, apo i dyshuari në rastin konkret, nuk ka shkaqe ligjore për të shtyrë seancën apo për të penguar hetimin dhe gjykimin atëherë përcaktohet avokat kryesisht. Kjo nuk është praktika e parë, janë me qindra praktika ligjore që në rastet e hetimit, prokuroria dhe në rastet e gjykimit, gjykata caktojnë avokatë kryesisht.

Kush është strategjia që unë parashikoj? Berisha nuk do të shkojë as në prokurori, as në gjykatë. E parashikoj sepse në rolin e tij do të ndërtojë gjithë bllokun e shkeljeve proceduriale që në fund të procesit të mbledhi të gjithë argumentet dhe provat e shkeljeve proceduriale për të minuar të gjithë procesin dhe për ta nxjerrë nul procesin penal. Në momentin që do t’i komunikohet akuza Sali Berishës nga prokuroria, prokuroria nuk e merr dot forcërisht Sali Berishën në zyrat e saj për ta marrë në pyetje. Pse? Si dëshmitarë prokuroria ka të drejtë të marrë një subjekt me forcë për të dhënë dëshmi, ndërsa i pandehuri ka të drejtë të heshtë. Nëse i komunikohet akuza Sali Berishës mund të refuzojë deri në fund të japë shpjegime,” – u shpreh Spahiu.

Berisha Kreshnik Spahiu Prokurori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.