Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka vendosur të ndalojë bashkëpunimin me të penduarin e drejtësisë Henrik Hoxhaj.
Hoxhaj, sipas gazetares Klodiana Lala, kishte marrë më herë rolin e të penduarit të drejtësisë, duke rrëfyer për hetuesit e SPAK krimet mbi të cilat kishte dijeni së bashku me Nuredin Dumanin.
Megjithatë, SPAK ka vendosur së fundmi që të ndërpresë bashkëpunimin me Hoxhajn për zbardhjen e ngjarjeve kriminale. Kjo dyshohet të ketë ardhur si pasojë për shkak se dëshmitë e tij nuk janë përputhur totalisht me ato të Nuredin Dumanit për disa raste, duke krijuar kontradikta.
