Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

SPAK po prodhon politikë, por nuk mund të prodhojë opozitë

20:51 / December 7, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SPAK 1280x720 1 1280x720 1 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

SPAK nuk po vepron politikisht në punën e tij, por ama po prodhon politikë më shumë se gjithë partitë politike së bashku, se po zhbllokon jetën politike në vend. Duke listuar një sërë akuzash dhe duke çuar para drejtësisë një listë të gjatë zyrtarësh të lartë në pushtet dhe duke hetuar ish- kryeministra dhe ish- presidentë, dhe lidhjet e tyre familjare të pasuruara për shkak të detyrës, ai në të vërtetë po shkakton një tërmet politik.

Sot praktikisht kemi nën hetim, apo të burgosur, ish- ministra, kryebashkiakë, zyrtarë të lartë të qeverisë, dhe janë në listë pritje plot të tjerë, sipas grafikut të hetimeve.

Janë nën hetim dy ish- presidentë dhe kryeministra, familjarë të tyre, një ish- ministër Mbroitjeje dhe kryetar i një patiçke të vogël opozitare, si dhe ish- zyrtarë të tyre.

Praktikisht gjithë klasa politike shqiptare është nën hetim.

Tani që është ende faza e hetimit dhe goditjet i ka ngrënë vetëm shumica në pushtet, krijohet iluzioni se situata mund të përballohet duke rezistuar politikisht. Por është iluzion që ka për t’u zhdukur shpejt. 

Nëse Sali Berisha dhe Ilir Meta përfundojnë të pandehur, bashkë me familjarët e tyre, Fatmir Mediu dënohet , nevoja për një ndryshim politik në opozitë do të vijë më shpejt se sa revolucioni që premton Sali Berisha për të shpëtuar veten, apo qetësia me të cilën Lulzim Bash pret që t’i arrestojnë të gjithë rivalët e tij dhe ai të shpallet fitues në opozitë.

Ajo që është e qartë, është se nevojën për ndryshim të cilën e mbajnë të bllokuar klanet mafioze të opozitës, po e prodhon SPAK, por SPAK nuk mund të prodhojë dhe udhëheqës opozite. Ai thjeshtë po shpartallon për arsye jo politike njerëzit e përfshirë në korrupsion, duke prodhuar një klimë të re politike në vend. Por politikanët e ri duhet të bëhen vetë.

Nga mënyra se si sillen deputetët opozitarë, ata që janë me Berishën, ata që nuk janë as me atë, as me Bashën, dhe ata që janë me Bashën, duket sikur dikush lart në qiell ka vendosur që ata duhet të përfaqësojnë opozitën nëse ikën Berisha apo Meta, dhe kanë një vetëndierje që u takon. Ata në fakt, ikin bashkë me udhëheqësin. Është njësoj sikur më 1991, pasi iku Ramiz Alia shqiptarët të vazhdonin të besonin tek Foto Çami, Lenka Çuko apo Pali Miska. 

Nuk ka për të ndodhur asnjëherë. Ndaj nuk është shqetësuese kë do nxjerrë SPAK nga politika. Ajo është e qartë.

SPAK po prodhon një boshllëk politik pas kësaj fushate ndëshkimore, por ai nuk e mbush dot vet atë boshllëk. Ai po prodhon premisa politike për një opozitë të re, por nuk e bën dot opozitën e re. Ai dhe mund ta lidhë me zinxhirë Sali Berishën, Ilir Metën, por nuk vendos dot kë do besojë populli opozitar. Opozita duhet të prodhojë një politikë të re, të mbushë këtë boshllëk, dhe jo të ëndërrojë se kujt do t’i zërë vendin nga këta që do të ndëshkohen nga drejtësia.

Shqetësuese është se ata që do t’i mbijetojnë SPAK, mendojnë se u takon trashëgimia e atyre që do ikin. 

Vetë Berisha ua bëri të qartë se pas vdekjes së tij, do t’ia lërë vajzës, por dhe kjo nuk do të thotë se vajza do marrë ndonjë votë. 

Pas tërmetit nuk i dihet kush shpëton, por e sigurtë është që godina bie. Ndaj është mirë që secili që do të qëndrojë në politikë të mendojë veten në një godinë të re. Ose së paku jo në SHQUP.

politike prodhoje spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kur karma është vërtetë bitch

21:45 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.