Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spiropali: Shqipëria në BE, kemi mbështetjen e Italisë

15:52 / November 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7e54b87d f149 441e 80b9 40cffa4bdf3c scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti kryetarin e Komisionit për Politkat e BE të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Alessandro Giglio Vigna, si edhe anëtarë të Komisionit që e shoqërojnë në vizitën zyrtare në Shqipëri.

Spiropali vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer dhe Partneritetin Strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, bazuar në marrëdhëniet historike, njerëzore, ekonomike dhe kulturore intensive, dhe angazhimin e të dy vendeve për avancimin e këtij Partneriteti.

Kryeparlamentarja shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Italisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe besimin se kjo mbështetje do të vijojë edhe pas mbajtjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare në 15 tetor dhe fillimit të negociatave për grup-kapitujt I, Themeloret.

Shqipëria po përgatitet për mbajtjen e Konferencës së Tretë brenda vitit 2024 dhe fillimin e negociatave edhe për grup-kapitujt e tjerë. Spiropali vuri në dukje se Shqipëria ka përcaktuar anëtarësimin në BE brenda vitit 2030 si një objektiv strategjik kombëtar dhe nënvizoi se, me mbështetjen e dhe të Italisë, ky objektiv ambicioz do të bëhet plotësisht i realizueshëm.

Marrëdhëniet intensive parlamentare, të cilat u rikonfirmuan edhe gjatë takimit në Romë me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana, janë një ndër korsitë më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh. Mbështetur edhe në Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Dhomës së Deputetëve, ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në mbështetjen e Kuvendit në lidershipin e e procesit të negociatave të anëtarësimit.

Kryetarja e Kuvendit, Spiropali dhe Kryetari i Komsionit Vigna dhe anëtarët e delegacionit biseduan edhe për aspekte të bashkëpunimit ekonomik, kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë si edhe kontributin dhe partneritetin për mbrojtjen e paqes dhe mbështetjen e Ukrainës.

BE Elisa Spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.