Lidhja e Stresit dhe Kejsit është vënë në qendër të vëendjes dhe pas ndarjes së tyre e ndërkohë që herë pas here ka pasur shkëndija për një ribashkim. Por mesa duket Stresi është hedhur në krahët e një vajze tjetër.
Bukuroshja bionde u vu re në festën ditëlindjes së reperit dhe shfaqje non stop në krahët e tij.
Burime nga miqtë e Stresit thanë për GSH, se vajza është e dashura e re e këngëtarit.
Biondia seksi është identifikuar si Atalanta Kërçyku, e cila mban disa kurora miss-i dhe vitin e fundit përfaqësoi vendin tonë në “Miss World”.
Prej vitesh ajo është shfaqur në ekranet shqiptare dhe aktualisht është pjesë e formatit “She’s on top” në “Top Channel”.
Sipas burimeve, çifti e kanë nisur lidhjen e tyre pak kohë më parë dhe Atalanta nuk kishte si të mungonte në festën gjigante të 33-vjetorit të lindjes së Stesit.
Në foto, ajo shihet e përqafuar me këngëtarin dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin.