Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Studimi i fundit: Vaksina e BioNTech ka efekt ndaj variantit indian të koronës

12:54 / June 23, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
56721413 303
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Javët e fundit në Europë e Gjermani po përhapen infektimet me variantin e ri Delta të Coronës, me origjinë nga India. Kreu i sipërmarrjes gjermane BioNTech dha tani lajmin e mirë.

“Aktualisht nuk kemi të dhëna, se është e nevojshme përshtatja e vaksinës sonë me variantet e virusit në qarkullim”, tha drejtuesi i bordit të BioNTech, Ugur Sahin në takimin kryesor virtual të sipërmarrjes bioteknologjike.

Vaksina e tretë mund të ndihmojë

BioNTech po punon për procedura më pak të ngurta në sektorët e teknlogjisë, prodhimit dhe marrjes së lejeve, kjo për të qenë gati dhe për të reaguar shpejt, nëse do të jetë e nevojshme një dozë e tretë për vaksinimin e mëparshëm apo një përshtatje me një degëzim të ri të virusit. BioNTech e analizon aktualisht efektshmërinë e vaksinës edhe kundër varianteve të reja, tha themeluesi i BioNTech, Sahin. Dija për mutacionet e reja të virusit po rritet dita-ditës, shtoi shpikësi i vaksinës. Ajo që vihet re është se imuniteti i të vaksinuarve me kohë dobësohet dhe nga ana tjetër krijohen variante të reja. “Unë pres që një vaksinë e tretë për rigjenerimin e imunitetit mund të ketë një rëndësi të madhe”, shpjegoi kreu i BioNTech. “Por ne ende nuk e dimë, kur dhe sa shpesh do të jetë i nevojshëm një vaksinim i ri.”

RKI: Infektimet me variantin Delta mund të çojnë në sëmundje të rëndë

Sipas Sahin sipërmarrja bioteknologjike e Mainzit dhe partneri Pfizer në këtë vit planifikojnë një kapacitet prodhimi prej 3 miliardë dozash vaksine- vitin e ardhshëm prodhimi do të rritet. Të paktën 50% të prodhimit BioNTech kërkon ta ofrojë vetë.

Se sa shpejt përhapet varianti Delta i virusit i zbuluar në Indi, këtë e tregon edhe landi gjerman, Hesen. “Kemi shenja të qarta, që Delta në Hesen dominon në më shumë se 20% të rasteve”, u shpreh ministri i Shëndetësisë së landit, Kai Klose. Prandaj ka shumë rëndësi vaksinimi sa më i shpejtë, theksoi politikani i gjelbër.

Sipas Institutit Robert Koch, RKI infektimet me variantin Delta mund të çojnë në sëmundje të rëndë të Covidit. Sipas RKI në Gjermani mund të rriten infektime në të ardhmen, sepse varianti Delta është më infektues. Në Britaninë e Madhe ky variant i virusit është bërë mbizotërues në shifrat e infektimeve brenda pak javësh dhe po i shton ato, megjithë suksesin e Britanisë së Madhe në fushatën e vaksinimit. Lisbona, kryeqyteti portugez u mbyll dy ditë në fundjavë për shkak të rritjes së infektimeve. Në Moskë është shënuar një rekord i ri infektimesh me variantin e ri./DW

57978732 7 226x350 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.