Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Studimi/ Shumica e indianëve kundërshtojnë martesat ndërfetare

17:44 / June 29, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
indi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë e indianëve e konsiderojnë veten dhe shtetin e tyre, si tolerant sa i përket fesë, mirëpo janë kundër martesave ndërfetare, ka treguar një studim i kryer nga Qendra Kërkimore Pew. Shumica e njerëzve me besime të ndryshme në këtë shtet, kanë thënë se dhënia fund e martesave të përziera përbën “prioritet të lartë” për ta.

Ky hulumtim vjen pas disa ligjeve të prezantuara në disa shtete indiane, që dënojnë lidhjet ndërfetare. Qendra Kërkimore Pew, ka intervistuar 30,000 persona në gjithë Indinë, në 17 gjuhë të ndryshme.

Të intervistuarit kanë qenë nga 26 shtete dhe tri territore federale. Sipas studimit, 80 për qind e myslimanëve të intervistuar, kanë thënë se për ta është e rëndësishme të ndalohet martesa e personit të një komuniteti, me një person të një komuniteti tjetër. Rreth 65 për qind e hindusve janë përgjigjur njëjtë.

Në sondazh, respodentët janë pyetur edhe për lidhjet në mes të fesë dhe kombësisë, dhe është gjetur se hindusët “kanë tendenca të shohin identitetin e tyre fetar dhe atë kombëtar si të “ndërthurur”.

Sipas studimit, pavarësisht se ndajnë disa vlera të përbashkëta dhe besime fetare, pjesëtarët e komuniteteve më të mëdha fetare në Indi, “zakonisht nuk besojnë se kanë shumë ngjashmëri”.

ndërfetare studimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat? Studimi zbulon rolin e aromës së trupit

15:54 / August 10, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.